(1930-2014)
Duke filluar nga ky numër, do të botojmë ciklin “Vështrim mbi botëroët e të futbolli”, (1930-2018), përgatitur nga shkrimtari dhe gazeari sportiv Skifter Këlliçi.
ITALI, 1934
ITALIANëT, KAMPIONë Të BOTëS
Duhet të them se gjatë këtij botërori shkallët e stadiumeve nuk u mbushën tërësisht nga shikuesit. Dhe kjo sepse futbolli nuk ishte bërë kaq popullor në Itali, një vend ku pjesa dërmuese e popullsisë ishte ende fshatare, sidomos në Italinë e Jugut. Por pas këtij botërori kjo lojë mori përmasa të mëdha dhe e u përhap shumë shpejt në tërë Gadishullin Apenin.
Ndeshjen finale Itali – #ekosllovaki e ndoqi në Stadiumin Kombëtar të Romës edhe vetë Musolini. Ky stadium, i ndërtuar që më 1911, u pagëzua gjatë sundimit të tij me emrin Stadiumi Kombëtar… i Partisë Nacional Fashiste dhe kishte një nxënësi prej 45 mijë shikuesish.
Sç dëshmonte më pas Zhyl Rimeja, presidenti i FIFA-s, që ndodhej në tribunë pranë Duçen, ai nuk kishte fare haber nga futbolli dhe mbeti i ngrirë gjatë takimit. Por, kur Skiavio shënoi golin e fitores, fytyra e tij u përndrit dhe ai sikur u çlirua nga një barrë e rëndë.
…Italianët kanë epërsi, por golin e parë e shënojnë çekët me anë të Pucit. Mbeten vetëm 21 minuta lojë. Pasi kalon disa çaste nervozizmi, skauadra axurra “galvanizohet” dhe Monti, që katër vjet më parë ka luajtur në Uruguai me fanellën e Argjentinës, pra është italian i natyralizuar, (ashtu si Orsi dhe Guita), ”merret vesh”me Ferrarin dhe “vendimin” që marrin, e vë në jetë Orsi më një goditje të pamëshirshme. Vjen shtesa e lojës, si me spanjoll. Dhe pastaj goli historik i Skiavios që bie i alivanosur për tokë, i mbuluar nga puthjet dhe përqafimet e shokëve.
Italianët janë kampionë të botës.
Finalja Itali- #ekosllovaki 2-1, pas 120 minutash loje.
Italia- Konti, Manxelio, Alemandi, Ferrari I, Monti, Bertolini, Guaita, Meaca, Skiavio, Ferrari, Orsi.
#ekosllovakia- Planiçka, Zeniçek , Ctiroku, Kostalek, Kambal, Junek, Svoboda, Sobotka, Ne-jedli, Puc.
Gjyqtar- Eklind,(Suedi)
Komentet