Uruguai kampion bote. Në këmbë: Obdulio Varela, Juan López Fontana (coach), Eusebio Tejera, Vazquez (staff), Abate (assistant coach), Schubert Gambetta, Juan C. González, Roque Máspoli, Víctor Andrade, Juan Kirschberg (physiotherapist), poshtë: Alvarez (staff), Alcides Ghiggia, Julio Pérez, Oscar Míguez, Juan Schiaffino, Rubén Morán, Figoli (staff)
Në minutën e 69-të të finales Brazil-Uruguai , të zhvilluar në stadiumin gjigand “Marakana” të Rio De Zhaneiros, Mikuesi goditi traun e portës braziliane dhe pesë minuta më pas Skiafino ftoi Gixhan, i cili, i kërrsur, si një kalë gërmuq i legjendave, pasi $armatosi mbrojtësin e majtë, Bigode , shënoi golin e dytë.
…Gjigandi “Marakana” hesht, tkurret, akullohet. Futbollistët në fushë janë të $oroditur dhe porta uruguajane u tretet sysh. Ndeshja ka mbaruar dhe hallku në shkallët e stadiumit nuk u beson syve. Për më tepër, ka nga ta që në $aste halu$inimi, pandehin se futbollistët do të reshtohen përsëri në fushë, për të filluar… pjesën e treë!..
Por kur Zhyl Rimeja, presidenti i FIFA-s, u dhuron uruguajanëve kupën, gjith$ka bëhet e e qartë.
Klithma brengosëse, deri në lotëri të paprashme… Për më keq, 56 infarkte në stadium në ato minuta. Rasti më patetik është ai i mbrojtësit brazilian, Danilo, që kërkon të vrasë veten. Por arrijmë ta shpëtojnë. Por jo 50 të tjerë që gjejnë mënyra të tjera që t’i japin përgjithmonë lamtumirën kësaj bote. Dhe jo nga skamja, mjerimi që mbështjell Brazilin…Por nga një humbje në fushën e futbollit. Dashuri verbuese deri në fanatizëm të skajshëm…
Mijëra sy nguliten mërishëm mbi urugujanin Gixha, që është shkaktari i kësaj llahtare. Po të mos ishte policia, vështirë se do te mbetej gjallë, bash si gjyqtari belg Langenus pas finales Uruguai-Argjentinë në botërorin 1930. Por ai për nafakën e tij qe veshur me zhaketë dhe kilota. Kurse Gixha me fanellë e të mbathura sportive. Sidoqoftë, ai arrin gjallë me në atdhe. Dhe pritet si hero. Ashtu si uruguajani tjetër, Skiafino, që kujton:
”Shikoja nga fusha mijëra e mijëra që qanin me kuje në shkallët e stadiumit. Ata nga hidhërimi, kurse ne në vetevete nga gëzimi, duke menduar për famljet tona”.
Brazili është në zi. Uruguai, kur nuk e priste- kampion i botës për të dytën dhe të fundit herë deri tani.
Të dyja skuadrat luajtën në këtë finale historike më këta futbollistë:
Uruguai:
Maspoli, M.Gonzales, Tehera ,Gambeta,Varela, Andrade,Gixha,Perez,Miguez, Skiafino, Moran;
Brazili:
Barbosa, Augusto, Juvena, Bauer, Danilo, Bigode, Friaka, Zizinjo, Ademir , Zahir, Kiko
Gjyqtar- Reader,(Angli).
Komentet