Të papriturën më të bujshme e në këtë botëror sollën ndeshjet e grupit F, ku Italia, 4 herë kampione e botës, zuri vendin e parë, por… nga fundi, me dy barazime të vuajtura me Paraguain dhe Zelandën e Re, kjo e fundit pa asnjë traditë në futboll, dhe një humbje me Sllovakinë, (2-3) që u kualifikua së bashku me Paraguain, kryesues i këtij grupi.
Koreja e Veriut, edhe ajo si shemra e saj, Koreja e Jugut, pas një “ agjërimi “, që nga botërori Angli 1966, ku i kishte shkaktuar Italisë një nga humbjet më skandaloze (1-0), kishte arritur përsëri të depërtonte në radhët 32 finalisteteve të këtij botërori.
Mirëpo, këtë radhë, jo vetëm nuk arriti të ndiqte shembullin ‘e shemrës’ së mësipërme, por grumbulloi …0 pikë, me 11 golatë pësuar, ndonëse mbeti e ngushulluar me humbjen dinjitoze 1-2 ndaj xhonglerëve brazilinë, të cilët zunë vendin e parë në këtë grup, , të ndjekur nga Portogalia dhe Bregu i Fildishtë, edhe kjo skuadër tjetër afrikane, që ashtu si Nigeria dhe Kameruni, u largua plot trishtim nga ky botëror.
Sidoqoftë, udhëheqësit e lartë koreano-veriorë i dënuan futbollistet me punë të rënda “edukuese”, sepse nuk i kishin përvetësuar mirë “mësimet e Kim Ir Senit”, themeluesit të Koresë komuniste, ndaj dhe ishin mbuluar me turp…
Ndoshta takimi më dramatik i këtij botërori ishte ai midis Gjermanisë dhe Spanjës. Gjithçka u zgjidh pas goilt të mbrojtësit spanjol Puiol në minutën e 73-të. Kjo ndeshje në fakt duhej të ishte finalja e këtij botërori. Kaq emocionuese, por edhe kaq me ritëm, me kaq pasazhe tërheqëse.
Them kështu, sepse finalja Spanjë -Hollandë pak të kujtonte finalen e një botërori. E pra, në fushë lëvrinin yje të futbollit botëror. Ishte e habitshme se si këta aktorë të mëdhëj për 120 të jepnin një shfaje kaq të mërzitshme, e cila u zgjidh me golin Iniestës në minutën e 116!..
Përbërjet e takimit final, të zhvilluar në stadiumin FNB të Johanesburgut,në prani të 84,490 shikuesve:
Spanja- Kasijas, Serxho Ramos, Pike, Puiol, Kapdevila, Buskuets, Havi Alondo, Havi, Pedro, Iniesta, Vila, ( zevendësues-Navas, Fabregas, Torres);
Trajner De Boske;
Hollanda- Stekelenburg, Van der Virl, Heitinga, Mathisjen, Van Brokhorst, De Jong, Roben, Kuit, Snejider, Van Persi;
Trajner- Van Marijk;
Gjyqtar- Web, (Angli).
Komentet