Argentina national football team during the 1978 FIFA World Cup. (up): Passarella, Bertoni, Olguín, Tarantini, Kempes, Fillol. (down): Gallego, Ardiles, Luque, Ortiz, Luis Galván.
“Kur presidenti i Kilit, Videla në tribunë me gjeneralë të tjerë përrreth,- kujton më pas futbollisti argjentinas Ardiles,- na përshendeste, me kupën e Botës që e kalonim dorë më dorë, -ne nuk dinim se jo shumë larg stadiumit “Monumental” , ku kishim luajtur, në katet e nëndheshme të Shkollës së Meknikës Detare torturoheshin me qindra e qindra atdhetarë argjentinas”.
Dhe atyre u shtoheshin me mijëra e mijëra të tjerë “Desaperesidos, (“ Të humbur”), sepse vertët humbën dhe u shuan pa gjurmë.
Po të ndalemi te shtesa e fnales Argjentinë-Holandë: Ajo nuk pati histori. Shënoi së pari Bertoni, ashtu si$ kishte parandier dhe pastaj Kempesi, pa dyshim nga më të mirët e kampionatit.
(Në janar të vitit 1997 ky Kempes erdhi më Shqipëri dhe deri në mars të vitit të ardhshëm drejtoi ”Lushnjën”, e sponsorizuar nga firma “Xhaferi”. Ishte periudha e shkëlqimit të rremë marraramendës të piramidave, që solli pasoja aq tragjike për shqiptarët. Erdhi, mbase edhe për të pastruar para, dhe u zhduk shpejt në ato ditë ku mund të shkonte njëmend për dhjamë qeni).
Kështu Argjenina vuri në kokë kurorën e kampiones. Hollanda mbeti përsëri e dyta.
Ky qe ndër botërorët me të dobët teknikisht, shumë larg finales së Mynihut, sepse edhe Holanda ishte shumë larg skuadrës së Kruifit dhe futbollit të saj të quajtur ‘total’.
Në këtë botëror të zhvilluar në Amerikën Latine fitoi përsëri një skuadër e këtij kontinenti: Më 1930 dhe 1950- Uruguai, më 1962 dhe 1970- Brazili. Dhe po t’u shtojmë këtyre shifrave edhe fitoren e Brazilit në Suedi, më 1958, bilanci ishte 6-5 për latino-amerikanët.
Por këtë radhë nën petkun e kampionëve të botës, Argjentina, e drejtuar nga Menoti, i përzgjedhur nga junta ushtarake si simpatizuesi i saj, e zhveshi futbollin nga finesa dhe zhonglimi i tepruar. Kampionia fitoi duke u mbështetur te loja kolektive, me ritëm të lartë, me tipare të parfërta të lojës së evropinanëve.
Planeti i futbollit, pasi ishte pushtuar tri herë nga “samba” braziliane, tani do t’i mbante “ison” tangos argjentinase.
Finalja
Argjentina-Holanda 3-1, (më shtesë (1-0, 1-1)
Argjentina- Filiol, Olguin, Galvan, Pasarela,Tarantini, Ardiles ,(Larosa),Galiego, Kempes, Luke, Bertoni Ortis ,(Hauzman);
Holanda- Jongblod, Poortvil, Krol, Neeskens, Brands, Hansen, (Zyrbir), Hahn, V.Van Kerkof, Rep, Naninga, Reezenbrink.
Gjyqtar -Gonela, (Itali)
Golshnuesi më i mirë i botërorit- Kempes, ( Argjentinë)- 6 gola
Komentet