Shqiptarët gjatë historisë kanë pasur shumë personalitete të luftës për liri, të penës, dhe diplomatë të shquar të cilët kan bërë emer edhe në arenën ndërkombëtare. Në kohën moderne kemi përsonalitete tw shquara, por jo sikur i kishim dikur. Kosova hoqi të zitë e ullirit nga okupatori komunist serbosllavë, deri sa në vitin 1999 fituan mbi forcat okupatore me ndihmen e miqëve tanë ndërkombëtar.U bën 16 vite pas përfundimit të luftës . Dhe për këtë kohë të arriturat nuk janw tw mira në krahasim më parakushtet që Kosova i ka . Shumë pak kemi ecur përpara në këtë fazë të tranzicionit e cila teper po zgjatë. Kemi mbetur mbrapa më shumë për fajin e këtij formacioni politik të pasluftës , i cili formacion zgjodhi rrugën e gabuar për shtetndërtim dhe mirëqenje. Ky formacion më shumë zgjodhi rrugën për tu pasuruar në emer të popullit. Keq përdori votën e sovranit më të madhe gjatë gjithë këtyre viteve. Çdo fushatë elektorale e bë më qëllimin më të keq. Premtuan shumë dhe pak realizuan . U premtuan hapje të reja të vendeve të punës , dhe kjo nuk ndodhi . Nuk po ndodhë as zhvillimi i duhur i ekonomisë së rrënuar .U plaçkitë pa mësdhishershem prona shoqërore . Jemi dëshmitarë të uzurpimeve, të privatizimit të keq etj. Ashiqare ky privatizim u bë që këto formacione politike të pasurohen në pa fundësi, kur shumica po jetojnë me një euro në ditë. Turpi i gjithë kësaj , dhe të mos funksionimit të shtetit ligjor nuk mund të lahen kurrë. Këto formacione krijuan një sisitem degradues që në shumë segmente i ngjanë sistemit fashist.Afër gjysma e popullatës aktive janw të pa punë më një popullatë prej 1 milion e 700 mijë banorëve sipas regjistrimit të fundit. Patriotizmi nuk matet vëtem për një përiudhë kohore. Patriotizmi matet për çdo minutë , orë, ditë , muaj… Së sa jemi patriot dhe së sa e duam ne vendin tonë po shihet ashiqare.Plotë 16 vite pas luftës në zemer të Evropës të jëtojnë njerëzit gadi si shtazët më shtëpia gadi krejt të pa banueshme, më pullaze dhe mure te prishura me nje kore bukë nw dite, kësaj i thonë deshtim i madh e kësaj kaste politike .
Ne pas luftës e patem një lider i cili kishte fuqinë , dijën dhe zotësinw të përballet më të gjitha problemet e shpërfaqura. Ai ishte intelektuali , politikani dhe krijuesi ne zë, dr. Ibrahim Rugova. Me vdekjën e tij , shumë qka vdiq për të mirë në Kosovë.Vdekja e Rugovës la zbrazetirë të madhe në jetën tonë politike. Ai ishte vizionar i kohës moderne, ishte i pa lëkundur në qendrimet e tija parimore për shtetësi dhe komb. Unë shumë besoj së po të ishte gjallë presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova nuk do të përballeshim më gjitha këto probleme të natyrës politike e veqmas të natyrës ekonomike.Disa njerwz lindin dhe dhe janë të pa zëvendësueshem. I tillë ishte Rugova. Tash nuk kemi lider i cili ka guxim , dije dhe kreativitet karshi sfidave më të clat po përballemi si karshi Serbisë me të cilën nuk po ndalet dialogu që krejt pas luftën, ashtu edhe shumë probleme të natyrës ekonomike të cilat kursesi nuk po gjejnë zbatim adekuat. Pa zhvillim të ekonomisë nuk ka as mundesi të kemi shtet si duhet.Rajonin e Ballkanit po e sundojnë dallkuket dhe kopukët e gjithë fare soji, të cilët veq telashe po i sjellin së pari popullit te vet, dhe pastaj edhe faktorit ndërkombëtar. Janë instaluar pushtetete të inkriminuara ne gjithfarë kontrabandash , krim të organizuar dhe korrupcion.Të gjitha raportet ndërkombëtare flasin se jemi ende largë demokratizimit si shoqëri dhe si shtet.Dihet së në të kaluarën jo të larget në Ballkanin Perëndimor ndodhen shumë të keqja pikërisht në mungesë të liderëve parimorë . Dihet së sa viktima në njerëz dhe të mira materjale shkatoi lideri ultranacionalist serb, Sllobodan Millosheviqi më shpërbërjën e dhunshme te ish-Jugosllavisë.Pasojat e një shovenizmi të tërbuar serbomadh ende jemi duke i bartur mbi supe si popull dhe si shtet.Pse gjendjen ende nuk e kemi të mire , është edhe per mungesë tw lidershipit. Nuk u treguan të zotet në planin politik dhe as në planin ekonomik.Pse thëm kështu? Ata nuk ishin ne nivel të duhur në bisedimet maratonike me Serbinë herë të nivelit teknik here të nivelit krejt politik. Dihet së çfarë është gjendja në veri të Mitrovicës, e cila po shkon ngadalë nga ndarja. Lumi Iber dhe barrikadat e vendosura aty , janë ba kufi ndarës që shumë kohë. Asociacioni i Komunave Serbe është ana tjeter e ërret e medaljës. Ky asociacion u formua jashtë asociacionit legjitim tw komunave të Kosovës.Rrudhja e kufirit më fqinjët sllavë ende po vazhdon sidomos më Malin e Zi e cili shtet ka uzurpuar tash për tash mijëra hektare tokë.Këto qe i thash nuk janë vetëm deklarata, por janë fakte të cilët flasin se liderët politik nuk po janë të zotët ta ringjallin ekonominë, dhe vendin e rrënuar moralisht.Unë nuk po kuptoj së sa është i vogël neveli i përgjegjësisë për të gjitha këto dështime . Vetëm një vetëdijsim më i madh kombëtar, vetëm dalja masovike në votime mund ta përmbysë këtë kastë politike, e cila nuk meriton lavdata …
Komentet