-Jo më vëllavrasje, vaje, përbuzje, përçarje, tradhti, shitje, urrejtje, shpifje, denigrim, armiqësi, gënjeshtra, por bashkim, pajtim, drejtësi, liri, barazi, respekt, solidarësi,flijim për njëri-tjetrin, nderim dhe mirënjohje njëri-tjetrit, ashtu sikurse vepruan, luftuan, sakrifikuan dhe e ndihmuan njëri-tjetrin, Gjeneralmajori Ilir (Halit) Konushefci dhe Dr. Hazir Malaj, kur më 9 maj 1998, para se të vriteshin në një pritë të pabesë, në shenjë mbrojtjeje shkrepën plumbat mbi vrastarët terroristë, vëllezërit Agim dhe Bislim Demiri nga Tropoja.
Pra, mjaft me vëllavrasje, me armiqësi dhe me urrejtje e komplote likudimi të njëri-tjetrit për interesa të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm, POR pajtim, harmoni, dashuri, besë, përparim, bashkim dhe flijim për njëri-tjetrin. Ndryshe, nuk na do as kombi, as atdheu, as Zoti, as Evropa e as Amerika demokratike dhe e qytetëruar.
-Jo më vrasje për pasuri, për feude, për kolltukë dhe për pushtet me çdo kusht, sepse këto na kthejnë prapa në periudhën e egërsisë, të barbarisë dhe të skallavërisë së errësirës paramesjetare dhe mesjetare.
Kjo vrasje makabër e Ilir Konushefcit dhe e Dr. Hazir Malës, si dhe e Ahmet (Hajriz) Krasniqit u ngjet vrasjeve terroriste të bandave dhe të karteleve mafioze të nëntokës së Kolumbisë, të Meksikës…etj. të Amerikës Latine dhe të vendeve të ndryshme të Afrikës , gjatë viteve ’60, ’70, ’80, ’90 të shekullit XX.
Dita e Shtunë, 9 maj 1998, do të mbetet e pashlyer në faqen e kronikës së zezë të historisë kombëtare shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike
-Të gjithë të pikëlluar, me dhembje të madhe të papërshkruar, me vaje, të indinjuar, me gjëmë mallkuese dhe me lotë çurk si shiu i rrëmbyeshëm, për herën e fundit u përshëndetën me birin e tyre të dashur familjarët, bashkëluftëtarët dhe bashkëveprimtarët e Ilir (Halit) Konushefcit, të vrarë në pusi te Përroii i Poravës të rrethit të Pukës, më 9 maj 1998.
Foto dhe teksti : “Bota Sot”, më 11 maj 1998. Mesazhi ngushëllues i një tiranasi, para orës së varrimit të HEROIT, Ilir(Halit) Konushefci në Tiranë, më 11 maj 1998.
Kjo vrasje makabër tronditi thell jo vetëm familjet e Ilirit dhe të Hazirit në Prishtinë dhe në Tropojë, por edhe bashkëluftëtarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët anembanë Shqipërisë Etnike dhe në diasporë, duke qenë se ndodhi, aty ku nuk duhej të ndodhte kurrë, sepse i thonë shqiptari dhe Shqipëri, ku çdo shqiptar, duhet të ndihet i sigurt dhe i mbrojtur nga çdo e keqe, nga çdo fatkeqësi dhe nga çdo formë diskriminimi dhe terrorizimi, sepse është toka dhe atdheu i tyre, jo i kriminelëve, i mercenarëve, i trafikantëve, i mafiozëve, i terroristëve, i kolaboracionistëve dhe i tradhtarëve me dëmkë, i vrasësve që paguhen për t’i vrarë, për t’i terrorizuar, për t’i shkombëtarizuar dhe për t’i degjeneruar patriotët shqiptarë.
Nuk duhet gënjyer, mashtruar dhe tradhtuar vetëveten, sepse qe 25 vjet mbarë populli shqiptar e di se, “Ilir Konushefcin, Hazir Malën dhe Ahmet Krasniqin nuk i ka vrarë Serbia”, siç thotë edhe Florin Kreasniqi(kushëriri i Adrian Karsniqit nga Vranoci i Baranit, Hero i Kosovës), i vlershmi i UÇK-së dhe i lirisë së Kosovës, por terrorizmi mafioz i nëntokës shqipfolëse, duke luftuar për pushtet, për pasuri dhe për “lavdi” etj.
Prandaj, fshehja dhe mosdënimi i vrasësve të këtyre heronjve shqiptarë, është prova më e qëndrueshme, se ata nuk i ka vrarë Serbia okupatore, por hedhurinat e kombit, klysharia dhe zagaria e vampirizuar mercenare e Nikola Pashiqit dhe e Slobodan Milosheviqit…etj. për ta djegur Kosovën dhe Shqipërinë deri në Korçë, sikurse më 1997.
Mirëpo, nuk duhet çmendur dhe punuar për armiq shekullorë të shqiptarëve, duke vrarë (me apo pa para) bijtë më të mirë patriotë dhe trima siç ishin Ilir Konushefci, Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi, sepse këtë e duan ata, që shqiptarët sa më shumë të vriten mes veti, sepse kjo është “formula” më e kapshme për kolonialistët sllavo-bizantinë, që shqiptarët, edhe në shekullin XXI, t’i mbajnë nën sundimin e egër të skllavërisë.
Ata armiq të brendshëm të “nëntokës” mafioze, që shantazhojnë dhe vrajnë shqiptarë të pafajshëm për valuta të huaja, për pasuri dhe për pushtet, nuk duhet mbështetur, përqafuar e as amnistuar nga populli e as nga shteti, por duhet kërkuar, që ata të ballafaqohen me ligjin dhe me drejtësinë e garantuar nga shteti i së drejtës. Nryshe, nëse edhe në këtë shekull(XXI), do të vazhdojë kjo epidemi njëshekullore (XX) e rrezikshme dhe vdekjeprurëse sikur COVID-19, duke i herrur shqiptarët e vërtetë patriotë dhe bashkatdhetarët e tyre të pafajshëm. Të gjithë ata, që solidarizohen, heshtin, qëndrojnë indiferentë dhe nuk kërkojnë ndëshkimin e ligjshëm të terrorit dhe të terrorizmit të këtillë, të organizuar politik vrastar mafioz, që u mori jetën heronjve të Kosovës, Ilir Konushefci, Dr. Hazir Malaj dhe kolonelit Ahmet Krasniqi , nuk mund të quhen ndryshe veçs armiq të vetëvetes, të kombit dhe të atdheut-SHQIPËRISË ETNIKE.
Gjithashtu, ata pushtetarë, që i tolerojnë dhe nuk i ndëshkojnë krimet e tilla të terrorit individual dhe të terrozimit të organizuar, do të mbajnë përgjegjësi historike dhe ligjore si para kombit e atdheut, ashtu, edhe para bashkësisë ndërkombëtare, sepse terrorizmi, ashtu sikurse gjenocidi janë vepra penale ndërkombëtare.
Nuk vriten njerëzit e pafajshëm për shkak të bindjeve politike ose religjioze, ose për mendimin ndryshe, por vetëm për veprat penale, që rrezikojnë interesin e përgjithshëm të kombit, të shtetit dhe të atdheut, si dhe sigurinë dhe paqen ndërkombëtare.
Të vritet armiku, jo shqiptarët e vërtetë patriotë dhe të pafajshëm
Historia tragjike kombëtare shqiptare ka provuar se, qe më se 100 vjet të zeza vuajmë nga epidemia e COVID-it 19 të vrasjes së njëri-tjetrit për NJË KOLLTUK, për PASURI, për një PATRIC për të shfrytëzuar dhe varfëruar popullin deri në skajshmëri. Kjo është sëmundje kronike patologjike, siç e ka përkufizuar Rilindësi dhe patrioti ynë i shquar Faik Konica se “ARMIKU I SHQIPTARIT ËSHTË VETË SHQIPTARI”!
Pse kështu, deri kur kështu, si “ujku e dhia”, “njëri thumbit, tjetri patkoit”, duke u shtirur para Evropës dhe para botës së qytetëruar demokratike kinse si më të përparuarit, më të urtit, më të diturit dhe më paqësorët ndër civilizimet e tjera të globit tokësor, e në anën tjetër vrasim njëri-tjetrin pa kurrfarë dhembjeje dhe, pa kurrfarë arsyeje për interesa meskine, klanore, personale, grupore, partiake, ideologjike, ekonomike, tregtare, materiale dhe pushtetore, pa dhënë kurrfarë llogarie përpara ligjit dhe drejtësisë qoftë kombëtare, qoftë asaj ndërkombëtare.
Kjo luftë e egër vëllavrasëse nuk mund të justifikohet, në asnjë kuptim, duke qenë se, asnjë popull tjetër në Ballkan nuk vrasin njëri-tjetrin, por bëjnë të kundërtën, i vrajnë shqiptarët për t’i fshirë nga harta e Ballkanit, në veçanti që nga shekulli XIX, me qëllim të shtrirjes së tyre territoriale, duke gllabëruar detet e nxehta, pyjet, tokat e buta pjellore dhe pasurinë e begatë nëntokësore me minerale të ndryshme (ari, argjend, zink, bakër, nikel, thëngjill…etj.), siç është “Trepça” etj. Kjo është arsyeja, që kolonialistët sllavo-bizantinë fqinj ballkanikë i luftojnë shqiptarët (përmes spiunëve, tradhtarëve dhe mercenarëve shqipfolës) deri në shfarosjen e tyre, ashtu siç dëshmuan edhe me gjenocidin e fundit në Kosovës (1989-1999), të cilin shqiptarët si komb, edhe si shtet nuk e ndëshkuan ngase ishin të përçarë dhe të zhbashkuar, duke parë “ëndrra në diell”-duke “notuar” në detet e Montekarlos, në Palma De Majorka…etj. si “ anëtarë të integruar” të Bashkimit Evropian (BE), por ja që kjo ëndërr e bukur ende nuk ndodhi, as në vitin 2023.
Ndërkaq, mbi 2 milionë e gjysmë vëllezër dhe motra në Kosovë i braktisën, duke i lënë në zjarrin dhe në flakën e gjenocidit serbomadh, i cili i fshiu nga faqja e dheut mbi “11.800 mijë shqiptarë”, ngase nuk patën mbrojtjen nga shteti amë e as nga të gjithë shqiptarët e Shqipërisë Etnike. Ndryshe, Kosova dhe Shqipëria, si dhe të gjithë shqiptarët në Ballkan, do të kishin qenë të bashkuar dhe të pavarur nën “ombrellën” e SHQIPËRISË ETNIKE.
Këtë shans historik të viteve ’90 të shekullit XX, nuk e shfrytëzuan politikat shqiptare, sepse nuk e deshën luftën dhe, nuk e deshën bashkimin kundër armiqve shekullorë kolonialistë serbo-sllavë për të dalë njëherë e përgjithmonë nga çizmja e hekurt e kolonializmit dhe e gjenocidit të tyre mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë Etnike (1876-2023).