Në horizont, së largu, rrufé pa zë
shpërthejnë herë pas here,
si disa këmbë të gjata merimangash të shqyera
nga trupi që i mbante.
Vapë.
E tërë toka mbushur veç me grurë
dhe këngë karkalecash.
Kallëzat, në diell, mbajnë në gji kokrrat e grurit
si disa foshnja që pijnë qumësht.
Dhe koha i zgjat përtueshëm çastet
duke dremitur përmes lulekuqesh
Në vesh i zhurmon një gjinkallë.
(Përktheu Dionis Bubani)
Komentet