Vera në Siberi është e jashtëzakonshme nga shkaku se gjatë pjesës më të madhe të vitit, kjo zonë është e mbuluar nga bora dhe akulli
MOSKË – Vera në Siberi është e jashtëzakonshme sepse ofron pamje të rralla të natyrës së gjelbëruar të cilat zgjasin për vetëm dy muaj, dhe kjo nga shkaku se gjatë pjesës më të madhe të vitit, kjo zonë është e mbuluar nga bora dhe akulli.
Një nga atraksionet e Siberisë është edhe liqeni “Jack London”, i cili pas dhjetë muajsh ka filluar t’i shkrijë mbulesat e akullt me çka brigjet e tij bëhen gjithnjë e më të gjelbërta.
Gjeologu rus P. Skornyakov në vitin 1932 e emërtoi liqenin sipas shkrimtarit, gazetarit dhe aktivistit të njohur amerikan Jack London.
Liqeni ndodhet në malet Annachang, dhe paraqet një atraksion botëror nga shkaku i dhjetë muajve të dimrit dhe vetëm dy të verës, ndërsa ftohja dhe ngrohja e shpejtë bëjnë që vjeshta dhe pranvera të zgjasin për vetëm disa ditë.
Me ardhjen e verës, liqeni i gjatë 10 kilometra, dhe 50 metra i thellë, lirohet nga mbulesa e akullt, ndërkohë që brigjet e tij gjelbërohen nga fauna e gjallëruar, por lartësia prej 800 metra, bën që aty të mund të mbijetojnë vetëm bimët dhe kafshët më të qëndrueshme. aa
Komentet