E dashur,
në mes të urrejtjes
zbulova se ishte brenda meje
një dashuri e paepur.
Në mes të lotëve
zbulova se ishte brenda meje
një buzëqeshje e paepur.
Në mes të kaosit
zbulova se ishte brenda meje
një qetësi e paepur.
Më në fund e kuptova
që në mes të dimrit,
zbulova se ishte brenda meje
një verë e paepur.
Dhe kjo më bën të lumtur.
Sepse mëton se nuk ka rëndësi
sa vrazhdë bota
mua më kundërvihet,
ka diçka më të fortë tek unë,
diçka më të mirë se kjo
që më zbraps menjëherë mua.