Arbër Sejdiu dhe Alban Makolli, veprimtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë sulmuar para zyrës së tyre në Prishtinë. Sipas kësaj Lëvizje, aktivistët e saj janë sulmuar nga Alban dhe Kushtrim Geci të cilët janë djemtë e Sabit Gecit.
Sipas zëdhënësit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, dy aktivistët e tyre Arbër Sejdiu dhe Alban Makolli kanë qenë duke qëndruar para zyrës së Lëvizjes kur ka disa persona në mesin e tyre djemtë e Sabit Gecit kanë dalë të armatosur dhe kanë sulmuar ata.
Aktivistët Sejdiu dhe Makolli pasi kanë marrë trajtimin e duhur në QKUK janë lëshuar në shtëpi. Ndërkohë policia e Kosovës, ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre e të cilët thuhet se janë djemtë e Sabit Gecit. Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Krasniqi: U sulmuan para zyrës, ishin të armatosur
Frashër Krasniqi, ka rrëfyer për “Zërin” në tërësi se si ka ndodhur ngjarja ku dy aktivistët e tyre kanë mbetur të therur me thikë. “Rreth orës 21:20, një grup personash në mesin e të cilëve edhe dy djemtë e Sabit Gecit, Kushtrim dhe Alban Geci, sulmuan dy aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që ndodheshin para zyrës sonë. Njëri nga djemtë e Sabit Gecit, parkoi makinën BMË mu në hyrje të selisë dhe doli duke i sharë e kërcënuar aktivistët”, rrëfen Krasniqi.
Ai më pas thotë se menjëherë ka ardhur grupi tjetër pas djemve të Sabit Gecit të cilët kanë qenë të armatosur dhe kanë nisur të sulmojnë aktivistët e tyre.
Vendi ku ka ndodhur ngjarja!
“Pastaj erdhën edhe grupi tjetër të cilët kanë qenë të armatosur me revole dhe me thika. Ata kanë sulmuar aktivistët duke therur njërin në kokë dhe tjetrin në këmbë”, shton më tutje ai.
Sipas Krasniqit, po të mos ishin aktivistët tjerë të Lëvizjes të cilët kanë dalë shpejtë nga zyra për të reaguar dy aktivistët e tyre do të mund të pësonin edhe më shumë. Ndërkohë që dikush më herët kishte lajmëruar edhe policinë të cilët arrijnë shumë shpejtë në vendin e ngjarjes.
“Kanë dalë nga zyra aktivistët e tjerë të Lëvizjes që kanë qenë brenda ndërtesës dhe i kanë larguar sulmuesit dhe në ato momente ka ardhur policia. Policia ka arritur të arrestoj dy nga ta, Alban dhe Kushtrim Gecin, kurse 3 të tjerë, që kishin edhe revole, kanë ikur”, rrëfen Frashër Krasniqi.
Makolli dhe Sejdiu nuk janë në rrezik jete
Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Sejdiu dhe Alban Makolli menjëherë pasi që janë sulmuar nga të dyshuarit, janë dërguar me urgjencë në QKUK. Aty të dy kanë marrë ndihmën e menjëhershme mjekësorë. Lëndimet e tyre nga thika kanë qenë në kokë dhe në këmbë .
Fatmirësishtë jo aq serioze sa për tu rrezikuar jetën. Krasniqi ka konfirmuar për “Zërin”, se menjëherë pas marrjes së ndihmës në QKUK ty aktivistët e tyre janë liruar për në shtëpi.
Ndërkohë policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar dy persona të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë rast e që Vetëvendosje thotë se janë djemtë e Sabit Gecit.
“Rreth orës 21:00 ka pasur një përleshje mes disa personave në rrugën “UÇK. Policia ka shoqëruar dy persona në stacionin policor”, ka thënë Flora Ahmeti.
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë . . .
I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që . . .
Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.
Eshte koha për ndrys . . .
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i është bashkuar protestës së opozitës këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.
Duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, ai thotë s . . .
Bekim Bislimi
Ibrahim Berisha
Bujar Tërstena
Numri i shqiptarëve në Medvegjë të Serbisë është duke u zvogëluar dita-ditës. Në shumë fshatra të banuara me shqiptarë, kanë mbetur kryes . . .
Pasditen e sotme, mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike dhe opozitës për t’u bashkuar në mosbindjen civile të radhës, duke bllokuar akset kryesore të Tiran . . .
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjal . . .
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më s . . .
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve . . .
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin . . .
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, . . .
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotu . . .
Komentet