Një institucion prestigjioz zviceran po përpiqet të lundrojë në ujëra të trazuara duke ekspozuar një koleksioni arti me origjinë të dyshimtë që daton nga Lufta e Dytë Botërore dhe art i grabitur nga nazistët.
Kunsthaus Zürich një nga muzetë më të mirë të artit të Zvicrës, ka hapur një ekspozitë të re të diskutueshme, e cila synon të sqarojë nëse ndonjë nga veprat e tij artistike mund të jetë pronë kulturore e grabitur nga nazistët.
Megjithatë, muzeu është përballur me kritika të jashtëzakonshme për ekspozimin e koleksionit të fituar në rrethana të dyshimta nga industrialisti Emil Bührle gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kritikët argumentojnë se përpjekjes së muzeut për të ofruar “kontekst” për koleksionin i mungon fokusi i mjaftueshëm pwr gjendjen e rëndë të ish-pronarëve hebrenj të veprave të artit.
Kush ishte Emil Bührle?
Dyshimet e kanë rrethuar prej kohësh origjinën e epokës naziste të njërit prej koleksioneve më të vlerësuara të artit privat në Evropë, të grumbulluar nga tregtari i armëve Emil Bührle, i cili ndërtoi pasurinë e tij gjatë luftës.
Bührle, një industrialist me origjinë gjermane, i cili u bë shtetas zviceran në vitin 1937 dhe vdiq në vitin 1956, grumbulloi rreth 600 vepra arti, duke përfshirë kryevepra nga artistë si Cezanne, Degas, Manet, Monet, Renoir, Rembrandt, Picasso dhe Van Gogh.
Disa nga këto vepra arti ishin grabitur më parë nga pronarët e tyre hebrenj ose ishin shitur me çmime të ulëta pasi pronarët e tyre u larguan nga nazistët.
Polemika rreth koleksionit
Në vitin 2021, Kunsthaus Zurich u përball me kritika kur zbuloi një ndërtesë të re ku ruante rreth 170 pjesë nga koleksioni.
Ekspozita e fundit e muzeut, e titulluar “Një e ardhme për të kaluarën: Koleksioni i Buhrle – Arti, Konteksti, Lufta dhe Konflikti”, synon të zgjerojë fokusin e saj për të shqyrtuar historitë e koleksionistëve hebrenj.
Megjithatë, disa argumentojnë se nuk ka shkuar aq larg sa duhet, me hakerët kibernetikë që synuan tw godasin faqen e internetit të muzeut në fillim të këtij viti dhe e kanë quajtur Bührle një “simpatizant nazist”.
Edhe përpara se ekspozita të hapej më 3 nëntor, një komitet këshillues i ekspertëve të jashtëm dha dorëheqjen në shenjë proteste ndaj vëmendjes së pamjaftueshme që iu kushtua ish-pronarëve hebrenj.
Një përfaqësues i paidentifikuar i komitetit tha për të përditshmen zvicerane Le Temps, “Pavarësisht rekomandimeve tona të përsëritura për t’i ofruar hapësirën e nevojshme fateve të koleksionistëve që u persekutuan, u plaçkitën dhe u vranë, vetëm një pjesë e vogël u kushtohet atyre”.
Duke pasur parasysh se “Emil Bührle përfitoi nga konteksti historik për të mbledhur koleksionin e tij, është problematike të krijohet përshtypja se viktimat e nazistëve po përçmohen,” shtoi ajo./SYRI.NET