Policia e Palm Beach në bazë të kamerave vëzhguese vërtetoi se tenistja 37 vjeçare iu është përmbajtur rregullave të komunikacionit
Tenistja e famshme amerikane Venus Williams nuk do të dënohet për shkak të aksidentit të trafikut në të cilin humbi jetën 78 vjeçari Jerome Barson.
Sipas raportit policor, bashkëshortja e personit të ndjerë pohon se Williams ka shkelur rregullat e aksidentit për shkak të cilës doemos është dashur të frenojë përnjëherë.
Për këtë arsye ajo e çoi makinën e saj në pjesën e pasme të automjetit të tij. Megjithatë, Venus pohon se vetëm ka ngadalësuar, se nuk ka frenuar.
Gjatë hetimit është vërtetuar se Williams nuk është fajtore për aksidentin e qershorit të këtij viti. Policia e Palm Beach në bazë të kamerave vëzhguese vërtetoi se tenistja 37 vjeçare i është përmbajtur rregullave të komunikacionit.
Jerome Barson mori lëndime në kokë si pasojë e aksidentit për çka u shtri në spital. Ai ndërroi jetë 13 ditë pas aksidentit. aa
Komentet