Maduro ka fajësuar SHBA-të dhe aleatët e saj për ndihmën që i ofrojnë opozitës në Venezuelë
KARAKAS – Qindra gra të veshura në të bardha kanë marshuar të shtunën në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, për të protestuar kundër administratës së presidentit Nicolas Maduro, i cili po përballet me një krizë sociale, politike dhe ekonomike.
Me “Marshin e grave kundër represionit” udhëhiqte Lilian Tintori, gruaja e liderit të burgosur të opozitës Leopold Lopez, ndërsa demonstruesit, duke mbajtur lule dhe pankarta, brohorisnin: “Kush jemi ne? Venezuela! Çfarë duam? Lirinë!”.
Pjesëtarët e policisë dhe ushtrisë parandaluan protestuesit që t’i afrohen ndërtesës së Ministrisë së Brendshme, edhe pse nuk janë regjistruar përleshje as dhunë.
Protestuesit të shtunën kanë shprehur paknaqësinë e tyre për metodat që forcat e sigurisë kanë përdorur javën e kaluar për të shpërndarë demonstruesit.
Protestat e djeshme janë më të rejat në një seri të tubimeve kundër qeverisë të cilat zgjasin më shumë se një muaj, ku në disa prej tyre ka patur edhe përleshje me forcat e sigurisë, të cilët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome.
Në këto përleshje deri më tani jetën e kanë humbur të paktën 36 persona dhe qindra të tjerë janë plagosur.
Protestat masive filluan pasi Gjykata e Lartë e Drejtësisë përmbysi një tjetër përpjekje të opozitës, e cila kontrollon Kuvendin Kombëtar, për të shkarkuar presidentin e zgjedhur në mënyrë legjitime Nicolas Maduro.
Maduro ka fajësuar SHBA-të dhe aleatët e saj për ndihmën që i ofrojnë opozitës në Venezuelë. aa
Komentet