Opozita në Venezuelë po bën përpjekje të verifikojë 200 mijë nënshkrime nga gjithsej 1.8 milionë nënshkrime për mbajtjen e referendumit për shkarkimin e presidentit Nicolas Maduro
KARAKAS – Opozita në Venezuelë po bën përpjekje të verifikojë 200 mijë nënshkrime nga gjithsej 1.8 milionë nënshkrime për mbajtjen e referendumit për shkarkimin e presidentit Nicolas Maduro.
Këshilli Kombëtar Zgjedhor (CNE), njoftoi se 650 mijë nënshkrime nga 1.8 milionë të mbledhur nga partitë opozitare në muajin maj janë të pavlefshme dhe se 200 mijë duhet të verifikohen nga ana e personave të cilët janë nënshkruar deri të premten.
Partitë opozitare të cilët reaguan ndaj deklaratës e akuzuan CNE-në se është duke sabotuar procesin për të shtyrë referendumin për vitin e ardhshëm. Ndërsa nga ana tjetër mijëra persona arritën në qendrat për të vërtetuar nënshkrimet.
“Procesi për verifikimin e nënshkrimeve në mbarë vendin ka nisur në ora 08.00. Populli yn, duke u mbledhur në ora 06.00 para qendrave treguan edhe njëherë se sa janë të vendosur”, tha ish-kandidati presidencial Henrique Capriles. aa
Komentet