Një ditë pas vendimit të gjykatës për Krime të Rënda, që e dënoi ish ministrin Saimir Tahiri me 3 vite shërbim prove, Prokuroria për Krime të Rënda ka njoftuar se do të apelojë vendimin, si një detyrim ligjor.
Të enjten, pas një seance maratonë, Gjykata shpalli fajtor ish-ministrin Tahiri vetëm për një nga tre akuzat e organit të akuzës.
Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish ministrin për të paktën tre vepra të rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal.
Por gjykata i rrëzoi ato, duke vlerësuar se nuk kishte prova që të mbështesnin këto akuza, por se megjithatë, ishin sipas saj të mjaftueshme për ta dënuar Tahirin për shpërdorim detyre.
Komentet