Voal – Deputeti socialist, Erjon Braçe, është revoltuar nga vendimi i gjykatës për të shpallur të pafajshëm ish-Guvernatorin Ardian Fullani.
Braçe ka qenë kundër çështjes së vjedhjes së Bankës së Shqipërisë që në fillim të ngjarjes.
Për këtë arsye, deputeti është shprehur se ka ardhur koha të rrëzohet ky sistem drejtësie.
“Çfarë je ti, “i pafajshëm”? jo ai gjyqtari i vetëm dje, por as ky “gjyqtari suprem Berisha”, nuk më detyrojnë dot të ndryshoj mendim mbi administrimin tënd në Bankën e Shqipërisë. Të gjithë gjykatësit bashkë të bëhen. Nuk mund të bindin dot kënd, mua jo e jo, se të vidhet Banka Qendrore pa ndërhyrje nga jashtë, është përgjegjësi e gjithkujt dhe nuk është përgjegjësia jote si administrator i saj. Nuk mund të bindin kot kënd, mua jo e jo, se të “blesh” një hotel për zyra thuajse një muaj pasi “gjykatësi suprem Berisha”, si kryeministër, kishte kryer “shitje” madje edhe me çmim të vendosur nga ai, jo nga blerësi, është përgjegjësia e gjithkujt dhe nuk është përgjegjësia jote si administrator i Bankës. Përtej kësaj: Ti ke të drejtë, nën hetim ishe dhe i vure të gjithë në radhë, përfshi kreun e Qeverisë së Drejtësisë, një Qeveri familjare e veshur me pasion balloje. Kjo është Qeveria që duhet të rrëzohet. Pas saj flasim për pafajësi”, ka shkruar deputeti Braçe.
Komentet