Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj thotë se Shqipëria nuk mori asnjë investim nga samiti i Poznanit në Poloni ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit, duke shtuar se ky Samit rikonfirmoi izolimin ekonomik dhe politik të Shqipërisë.
Teksa thekson se ekonomia është katastrofa më e madhe e qeverisjes së rilindjes, Shehaj shton se njësoj si Koreja e Veriut, Shqipëria në këto 6 vite nuk ka përfituar asnjë investim të huaj.
Sipas tij, ligjet ekonomike, që nga ligji i investimeve strategjike, tek ai i Korporatës së Investimeve, tek ai për shitjen e pronave publike e deri tek ligjet special si ai i teatrit kanë patur qëllim vetëm grabitjen e Shqipërisë dhe për të realizuar këtë, shton Shehaj, Edi Rama ka qenë i interesuar për izolimin ekonomik të Shqipërisë
Deklarata e plotë e Agron Shehajt:
Ekonomikisht, Sot Shqipëria është më e izoluar se kurrë ndonjëherë gjatë 30 viteve të fundit. Sot Shqipëria është vendi më i izoluar nga tregu dhe ekonomia evropianë.
Praktikisht jemi vendi më i papërgatitur në Evropë për t’u bërë pjesë e tregut të përbashkët evropian.
Samiti i Poznanit i vendeve të Ballkanit Perëndimor e rikonfirmoi izolimin ekonomik dhe politik të Shqipërisë dhe paaftësinë e vendit tonë për të qenë pjesë e ekonomisë europiane.
Shqipëria nuk mori asgjë nga ky samit, asnjë qindarkë dhe asnjë mbështetje ekonomike.
Të gjitha vendet e tjera të Ballkanit morën dhjetra e qindra miliona euro falas, kurse Shqipëria mori një foto me të cilën mburret Kryeministri në Facebook.
Është e njëjta histori që përsëritet në të gjitha takimet e Procesit të Berlinit.
Shqipëria shkon e papërgatitur, pa projekte dhe propozime.
Shqipëria shkon si vendi më i korruptuar në Evropë
Shqipëria shkon si vendi me një qeveri të kapur nga krimi.
Korrupsioni dhe lidhjet me krimin janë arsyeja pse BE nuk i jep Shqipërisë asnjë qindarkë.
Para katër muajsh, Komisioni i Buxhetit te Parlamentit Evropian deklaroi se:
“Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet për të thithur më shumë fonde të BE-së se sa asistenca teknike që merr aktualisht dhe prandaj BE nuk duhet të rrisë fondet për Shqipërinë”.
Ekonomia është katastrofa më e madhe e qeverisjes së rilindjes.
I vetmi projekt ekonomik i Edi Ramës ka qenë vënia nën kontroll e të gjithë ekonomisë së vendit.
Të vetmet politika ekonomike të qeverisë kanë qenë grabitja dhe privatizimi de fakto i pasurive të Shqipërisë në duart e Edi Ramës dhe një grushti klientësh të tij.
Koncesionet kanë patur vetëm qëllimin e grabitjes së pasurive dhe pronave publike. Kontratat publike kanë patur vetëm këtë qëllim.
Ligjet ekonomike, që nga ligji i invesitmeve strategjike, tek ai i Korporatës së Investimeve, tek ai për shitjen e pronave publike e deri tek ligjet special si ai i teatrit kanë patur qëllim vetëm grabitjen e Shqiëprisë
Për ta realizuar këtë plan Edi Rama ka qenë i interesuar për izolimin ekonomik të Shqipërisë
Që të mos ketë trysni nga kompanitë dhe qeveritë e huaja, në mënyrë të qëllimshme EdI Rama e ka izoluar ekonomikisht Shqiëprinë nga bota, duke mbajtur larg projektet e huaja dhe investitorët e huaj.
Shqipëria dhe Koreja e veriut janë të vetmet vende në botë që nuk kanë patur investime të huaja në këto 6 vite.
Zero investime të reja ka marrë Shqiëpria nën qeverisjen Rama.
Qeveria ka mbajtur larg çdo biznes të huaj për t’u përfshirë në Shqipëri.
Miliarda euro koncesione janë dhënë por asnjë prej tyre nuk i është dhënë ndonjë kompanie të huaj.
Të gjitha u janë dhënë kompanive të klientëve të qeverisë, pa asnjë kapacitet dhe përvojë.
Nga ana tjetër, qeveria qëllimisht ka nxitur largimin e investitorëve perendimorë duke i zëvendësuar ata me lindorë ose vendas.
Nga Deutsche Telecom dhe T-mobile tek Sheratoni, tek bankat më të rëndësishme franceze dhe kompanitë farmaceutike më të mëdhaja në botë
janë larguar.
Të gjithë janë zëvendësuar me investiroë lindorë osë shqiptarë.
Nga bregdeti Tek nafta, kromi dhe pasuritë nëntokësore
Tek aeroportet, portet dhe rrugët kombëtare
Tek shëndetësia dhe arsimi
Cdo gjë është vënë nën kontroll nga një grusht klientësh të qeverisë
Të cilët janë biznesmenë grabitqarë që vetëm vjedhin, nuk krijojnë dhe nuk prodhjojnë.
Në vend të mundësive Edi Rama u afroi shqiptarëve si mdoel ekonomik
Drogën.
Ekonomia e drogës po mbizotëron në tregun vendas.
Po furnizon ndërtimet e shumta pa efikasitet ekonomik
Po mbështet lluksin e shfrenuar
Droga po shkatërron strukturën ekonomike të vendit
Ekonomia shqptare tashmë bazohet në grabitjen dhe paratë e pista.
Rezultati i kësaj katastrofe ekonomike Të Edi Ramës Është mungesa e mundësive ekonomike
Mos krijimi i vendeve të reja të punës, Papunësia dhe varfëria për qytetarët shqiptarë.
Nga mungesa e mundësive Shqiptarët po largohen nga vendi, po ikën veçanërisht rinia , profesionistët, Mjekët, inxinjerët
Po ikin zanatçinjtë, Teknikët, elektricistët, marangozët
Ky shkretim i Shqipërisë nga njerëzit po e thellon prapambetjen ekonomike dhe varfërinë e vendit.
Rrëzim i këtij modeli ekonomi është prioritet kombëtar.
Partia demokratike i fton të gjithë shqiptarët, të protestojmë nesër së bashku
Edhe kudër varfërisë
Edhe kundër shkatërrimit ekonomik
Për një Shqipëri të mirëqenies dhe mundësive për të gjithë
Komentet