Barack Obama nuk është më Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por faktet që e provojnë se ka lindur diku tjetër vazhdojnë të ‘jetojnë’, falë gjysmë-vëllait të tij.
Malik Obama postoi në Tëitter një kopje të asaj që ai pretendon se është certifikata e vërtetë e lindjes së Barack-ut që provon se ka lindur në Mombasa të Kenias. Në vitin 2009, një burrë me emrin Lucas Smith ofroi dokumentin për shitje në eBay.
Por uebsajti e hoqi nga faqja e saj çertifikatën sepse e ka në politikën e saj të ndalojë përdouresit të shesin dokumente që kanë lidhje me qeverinë.
Gjinia e fëmijës është mashkull, data e lindjes është e shënuar 4 gusht 1961, e cila është ditëlindja e vërtetë e ish-Presidenti Obama. Dokumenti gjithashtu liston emrat e prindërve të Barack-ut, Barack Hussein Obama dhe Stanley Ann Obama. Çështja e lindjes së Obamës, si dhe feja e tij janë diskutuar shpesh nga Trump dhe teoricienët konspirativë. Gjatë fushatës presidenciale, Trump edhe pse në fillim e akuzonte për vendlindjen e tij, më pas pranoi publikisht se Obama ka lindur në Shtetet e Bashkuara.
Po ashtu, gjysmë-vëllai i Obamas, Malik, një mbështetës i thekur i Trump, ka sulmuar shpesh Barack-un.

Komentet