“Mehmet Shehu është helmuar dhe pastaj është qëlluar me dy plumba”. Kështu është shprehur i vëllai i ish-kryeministrit Mehmet Shehu, në lidhje me vdekjen ende misterioze të Mehmet Shehut. Sipas tij, urdhri është dhënë nga Enver Hoxha, por këmbëzën e pistoletës e ka shkrepur Kadri Hazbiu.
“Cili është njeriu që ka qëlluar mbi të? Në fillim dukej se çështja ishte e koklavitur, por unë kam bërë hetimet e mia dhe kam pyetur shumë njerëz. Nga të gjitha këto, kam dalë në përfundimin se urdhri për ekzekutimin e tij është dhënë nga Enver Hoxha, ndërsa këmbëzën e ka shkrepur ‘Jagoja’, Kadri Hazbiu.
Por, në marrjen e vendimit, ka qenë edhe një i tretë, ‘Hrushovi’, Ramiz Alia. Unë theksoj atë që kam thënë edhe herë të tjera: Të gjithë shqiptarët, jo vetëm ata që jetonin kur ishte Mehmet Shehu gjallë, por dhe që kanë lindur pasi ai u vra, kam bindjen po t’i pyesësh (se do u kenë treguar nënat, baballarët, gjyshërit) mbi këtë çështje do të thonë se mbi Mehmet Shehun nuk mund të vinte dot dorë njeri, pa lejen e Enver Hoxhës”, është shprehur ai për gazetën “Dita”, një vit më parë.
Sipas tij, “Shumëkush mund të mendojë se urdhri u dha për shkak të fejesës së djalit të tij, Skënderit, me një vajzë nga Turdinjtë, familja e së cilës kishte biografinë me probleme. Por nuk është kështu”. Ai tregon se urdhri për eliminimin e tij është shumë i largët, pasi përpjekjet për eliminimin e tij kanë filluar që në ’48-n. “Ishte Koçi Xoxja me klanin e tij. Pra nuk ishte e rastit vrasja e Mehmet Shehut. Plani për eliminimin e tij ka filluar që në atë kohë”, thotë Duro Shehu.
KUJTIMET
Vite më parë, Duro Shehu botoi një libër kujtimesh “Mehmet Shehu, im vëlla”, (“Bota Shqiptare”), ku ndër tjera rrëfen për ditën e vetë/vrasjen së Mehmet Shehut, takimin me Fiqretin, të bijtë, shërbyesen, etj. Duro Shehu thotë se oficerët e Sigurimit që kishin mbushur vilën e Kryeministrit të vdekur, nuk e kishin lënë t’i afrohej trupit të pajetë të të vëllait, për të parë se si e kishte marrë plumbi.
Në librin e tij, ai rrëfen: “Sa hymë në shtëpi, pyeta Fiqretin se si ndodhi, ç’ngjau? Ajo nuk foli fare, por vuri gishtat e duarve te veshët si për të thënë se shtëpia përgjohej dhe nuk duhej të flisnim. Pyes Vladimirin, djalin e madh të Mehmetit, dhe ai më thotë: “Xhaxhi, nuk dimë gjë. Unë dhe Bardha (gruaja) nuk fjetëm tërë natën. Dhomën e kishim ngjitur me atë të babit, por nuk dëgjuam asgjë”. Pyes Farien, punëtoren që kishte shërbyer 30 vjet në shtëpinë e Mehmetit.
Ajo tha: “Shoku kryeministër ishte shumë mirë, para një jave i kërkoi leje shokut Enver të shkonte për gjah në Elbasan. Vajti në mëngjes dhe erdhi në darkë. Më parë shkonte të shtunave dhe kthehej të dielave në darkë. S’di ç’të them! Kryeministri u vra. Më tepër nuk di ç’të them…”. E pyeta prapë Farien se kush ishte me shërbim mbrëmë këtu. Unë isha në shtëpi, tha. Me shërbim ishte një vajzë e re, ajo që pe ti para se të shkoje në Vjenë, por ajo vajza iku natën, iku natën, nuk e di ku e çuan…
Pyeta Ali Çenon, truprojën kryesore të Mehmetit dhe ai më tha po ato fjalë që ka deklaruar edhe në shtyp: Unë, sipas grafikut të shërbimit, isha në shtëpinë time. Më kërkuan të vija dhe erdha. Pashë që nga dhoma e shokut Mehmet doli Kadri Hazbiu me një çantë të zezë në dorë…
Sipas Gani Kodrës, përgjegjësit për sigurimin e Mehmet Shehut, Kadri Hazbiu në gjyq i kishte mohuar thëniet e Ali Çenos, duke thënë se atë natë ai kishte qenë në ditëlindjen e Elit, sekretares së tij, në Laprakë. Eli e mohoi. Kadriu tha se tek Eli vajti me vonesë… Ku ishte vonuar Kadriu? Në dhomë ku kishin vendosur trupin e Mehmetit ishim ne të shtëpisë që bëheshim gjithsej dhjetë veta që po rrinim dhe 20 e ca oficerë të Sigurimit që rrinin në këmbë e na përgjonin ne.
Nuk njihja asnjërin prej tyre. I them pas një copë here përgjegjësit të tyre: “A mund ta shoh ku e ka marrë plumbi Mehmetin?” “Jo, më thotë. Në asnjë mënyrë. Rri e përgjoje. Vetëm kaq”. Po ta kisha parë plagën e Mehmetit, si ushtarak që isha, mund të kuptoja diçka më shumë, pavarësisht se nuk isha ekspert kriminalist.
* * *
Pak pasi kisha pyetur përgjegjësin e oficerëve të Sigurimit për të parë plagën e Mehmetit, vjen një oficer tjetër i Sigurimit, më nxjerr në dhomën tjetër e më thotë: “Duro, kam urdhër të të them se që tani duhet të shkosh në shtëpinë tënde”.. Mbi varrin e Mehmetit foli Vladimiri, djali i Mehmetit, ndërsa nga Kryeministria nuk u tha asnjë fjalë, nuk u vendos asnjë lule, asgjë.
Nuk u lejuan të merrnin pjesë në varrim të afërm të tjerë të familjes, as miq e shokë që Mehmeti i kishte pasur me shumicë. Ishin marrë masa shumë të rrepta në Tiranë, por sidomos në zonat jugore të vendit. Në Tiranë nga shtëpia e Mehmetit e deri në varreza ishin bërë gardh njerëzit e Sigurimit e të Policisë, të cilët nuk lejonin askënd, jo të kalonte atë gardh të tyre, por as të shikonte”.
INTERVISTA
Pas botimit të kujtimeve të tij “Mehmet Shehu, im vëlla”, Duro Shehu ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën “Panorama”, përmes së cilës ai rikthehet në kohë, duke kujtuar veprimet e para që bëri menjëherë pasi mori vesh vetë/ vrasjen e të vëllait-kryeministër. Duro Shehu, oficer, kishte mundësi të komunikonte me emrat më të pushtetshëm të kohës.
“I telefonova Veli Llakës për të ma sqaruar më mirë lajmin që më kishte dhënë pak çaste më parë. ‘Të lutem, i thashë, më ndihmo të takohem me Kadri Hazbiun’. Në atë kohë ai bënte detyrën e ministrit të Mbrojtjes. Veliu, pasi më tha se Kadriu ndodhej në zyrë, më premtoi se do t’ia transmetonte kërkesën time. Prita në çaste të tëra në ankth. Shpresoja shumë se kontakti me të do të më orientonte për shumë gjëra. Kishin kaluar gati 40 minuta, kur më telefonoi Veliu e më tha se më priste në zyrë ministri i Mbrojtjes. U nisa me një frymë.
Rrugës sillja ndërmend lloj-lloj dilemash e qëndrimesh për atë që kishte ndodhur. Kadri Hazbiu që do të takoja kishte qenë një nga miqtë më të afërt të Mehmetit dhe familjes sonë. Fakti që pranoi të më takonte, më lehtësoi disi për gjëmën që parandieja. Po, çuditërisht, këtë radhë do të takoja një Kadri tjetër…”, tregon Duro Shehu.
Sipas tij, Hazbiu i kishte thënë vetëm se Mehmeti ishte vetëvrarë dhe arsyeja ishte e bija e Turdive. “Aty për aty, gati pa vetëdije, i thashë se nuk dinim gjë përse bëhej fjalë, po Kadriu, që mesa dukej nuk fliste vetëm në emër të tij, kaloi nga momentet e sqarimit për atë që kishte ndodhur, te porositë zyrtare për atë që duhej të bënim ne familjarët pas këtyre çasteve.
‘Tani, më tha, lajmëro vëllezërit dhe shkoni në shtëpi, te xhenazja. U thuaj se Partia nuk do ta varrosë. Është vetëvrarë, e kjo do të thotë tradhti. Pastaj, me ato që ka bërë për atë fejesën, mund të dalë se ka qenë armik’. Këmbëngula për t’i kërkuar edhe diçka tjetër, me bindjen që tek ai, pavarësisht këtyre rrethanave, nuk mund të ishte fshirë çdo gjë nga lidhjet shpirtërore me Mehmetin, por ishte e kotë.
Atë çast Kadriu u çua në këmbë, hoqi syzat dhe m’u drejtua përmbledhtazi: ‘Është urdhër. Kështu duhet bërë! Mirupafshim!’”. Ai kujton se Hazbiu e kishte porositur që ai vetë, si komunist, nuk duhet të merrte pjesë në varrimin e të vëllait, por vetëm të shkonte në shtëpinë e tij për të përgjuar trupin e pajetë. I ndjekur nga njerëz të Sigurimit ai u drejtua për në shtëpinë ku kishte rënë zia.
“Ishte një urdhër që të linte të kuptoje se ishte pleqëruar me majën e kupolës. Deshifrimi i tij më shkoqur do të thoshte se ceremoninë mortore do ta bënim vetëm ne familjarët. Lajmërova vëllezërit dhe aty nga mbrëmja u nisëm për te banesa e Mehmetit. E gjithë rruga për aty ishte blinduar me policë e roje të armatosura. Në afërsi të vilës, dy autoblinda të Gardës ishin vënë në pozicion luftimi. Në të gjitha godinat përreth, pushkatarë e roje të armatosura vigjilonin si në momente luftimi.
Kaluam mes tyre dhe u gjendëm në banesë. Arkivoli me trupin e pajetë të Mehmetit ishte vendosur në mesin e dhomës së madhe. Anash tij në karrige rrinte e shoqja dhe djemtë. Në shpinë të tyre disa njerëz të panjohur me revole në brez. Një pamje e rëndë, shumë e rëndë, me një heshtje torturuese, kishte pushtuar tërë mjedisin”, është shprehur Duro Shehu për “Panoramën”.
Mehmeti i ka ba hyzmetin diktaturës dhe ra në kurthin e pregatitun nga vetë. Nuk arrij të kuptoj se kta kodosha, antishqiptar që i rrijn pran kryeministrave, që luftojn se kush ta vorfnoj e ta shtypi popullin me në krye kryeministrat e ministrat do të perfundojn si mehmet shehu, kadri hazbiu,………edhe në forma tjera.
Jo Mehmeti Ra victim e e.h.qe vunte NgA Delira e madheshtise.
Z.Duro keni degjuare gje per vrasjen e nje major te ministries
Mbrotjes apo komandes pergjithshme ne vigin 1946.@
Ai ka qene spostuar ne detyre.
Thuhet se ka vdek aksidentalisht..
Nuk eshte beret EkSpertize,varrose Brenda dites pa shkuar familja?.
Bashkshortja ka shkuare dy tek E.h.
As nje vlersim ne monizem
As nje permendje emir per fests nentorit,,fastat locale te rrethit.ne Libra
“per partin”??
,,”per ushering”??
,”per pushtetin popullore”???
Nuke i permendet emir, ,
Nji Norvegjez I kur I trego a historin e Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhes e shumë Kanibaleve Monstrum :
Më pyet-E mirë o Vëlla,po kur vdiqë ata që batë ore?
-Unë I tregova SE si I varrosi’ me ceremoni duke mobilizuz njerzë që TË shkojn me I dhanë lamtumirën e përmotsme!
-Si si?
-e Varosni me dhe me nderimi?! E pra Për këte Ju Nuk keni më pa kurr ditë TË mbar,sepse Kriminelët Nuk nderohen ?Ta duhet djegun Për SE Gjallikurr
Cka ke then ti nuk jaa mbushe mendjen kujt.Varrimi eshte bere ceremonial,kemi qene me qindra pjesmarres.Paastaj eshte bere nje reflektim ndaj tij.Ai ka vra veten se shume roje e ndihmsa kishte dhe me vone kishin dale deri tani saktesira te tjera
Me gjithe ate si punoj dhe shkoj,jua qiu nenen shumve dhee ja qinen nenen ca
Kam qene student dhe kur jam kthyer nga Fakulteti e kam ndjekur nga Kafe Flora deri tek Ambasada Jugosllave kortezhin e mortit te ish kryeministrit qe perbehej nga makina e varrimit dhe nje autobuz i vogel ndoshta jo me shume se njezet-tridhjete vendeshe!Nuk e di pse ndjeja dhimbje,ndoshta pse e mendoja me vetveten se e kishin eleminuar!Nuk ka patur shume njerez,ndersa kur vdiq vrasesi i tij,shqiptaret e verbuar i lane me lot te gjitha rruget!Jemi qenie te rralla!
Ne Amerike eshte nje shprehje, “What goes around, comes around” (Cfare shkon perreth, vjen perreth). Pra, vellai juaj ka bere shume “gjygjesh” pa gjyq – me ne fund edhe ate e kame “gjykuar” pa gjyq. Vegt Mehmeti ka qene vrases, njesoj sikur Kadriu, Enveri, e shume te tjere te elites komuniste. Nese qellimi juaj eshte te fitosh simpatine per Mehmetin, kot, ne nuk mund t’i harrojme keqberjet e tij.
“Beetz Brother” është një kompani që prodhon dokumentarët investagativë më të mirë në Europë.
Këtë herë, në vëmendjen e tyre ka qenë shteti i Edi Rramës, të cilin ata e etiketojnë s . . .
Ndër krimet e spikatura të komunistëve në fillimet e pushtetit të tyre, por që është vërejtur edhe në vitet e tjera si dukuri, është procesi i spastrimit të qyteteve nga “reaksionarët”. . . .
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Prill 2025
Gazeta finlandeze “Mikkelin Sanomat” ka botuar, të enjten e 3 gushtit 1939, në faqen n°3, intervistën ekskluzive asokohe me mbretin Zog në Oslo . . .
Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë . . .
PREJ ROMET N’SHKODER…1993.
Si sot kujtoj: Janë këta dy njerëz të mëdhaj per të cilët më kanë rrigue lotët pa e kuptue pse, kur unë kam ndigjue lajmin e vdekjes së Tyne…Për President . . .
“Gladius” titullohet dokumentari, premiera e të cilit u shfaq mbrëmjen e së mërkurës në “Destil Creative Hub”.
Dokumentari është një rrëfim tronditës mbi gjyqin special të vitit 1945 . . .
Të panjohur vranë tre shtetas jugosllavë afër Heilbronnit. Për autoritetet gjermane të sigurisë, kjo masakër përfaqëson një kulm të ri në luftën e fshehtë midis agjentëve të shërbimeve . . .
Filloi paraditen e një dite pa emër, pse pa emër, ishte 22 maj dhe quhet “Dita e revoltës së të burgosurve të Qafë-Barit? – po ja, ngaqë ditët në burg janë tepër njëlloj, si uniformat e . . .
NGA KUJTIM NURO*
Mid’hat Frashëri, një nga pasardhësit e familjes së Frashërllinjve, që i ka dhënë aq shumë historisë dhe kulturës sonë kombëtare, do të mbetet një dijetar me një hor . . .
2 QERSHOR 1985
PLOT 40 VJET…Presidenti Ronald REAGAN me 2 Qershor 1985, në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Nanë Terezës “Medaljen e Lirisë”.
Në vitin 1985 kujtoj një dishka shumë in . . .
Njëri prej tyre ndali, u ul më gjunjë dhe pa gjakun e vet…
Filloi paraditen e një dite pa emër, pse pa emër, ishte 22 maj dhe quhet “Dita e revoltës së të burgosurve të Qafë-Barit? – po . . .
Dy fshatarë shkuan për ta ndihmuar, por pas 29 sekondash ‘Mig’-21 shpërtheu
-Fati, atë mëngjes, nuk ishte me komisarin! –
Luto Refat Sadikaj futet në aradhën e pilotëve “elitë” të av . . .
Mehmeti i ka ba hyzmetin diktaturës dhe ra në kurthin e pregatitun nga vetë. Nuk arrij të kuptoj se kta kodosha, antishqiptar që i rrijn pran kryeministrave, që luftojn se kush ta vorfnoj e ta shtypi popullin me në krye kryeministrat e ministrat do të perfundojn si mehmet shehu, kadri hazbiu,………edhe në forma tjera.
Mehmrt Shehun e zuri brenda ngrehina qe ngriti vet …!!!
Jo Mehmeti Ra victim e e.h.qe vunte NgA Delira e madheshtise.
Z.Duro keni degjuare gje per vrasjen e nje major te ministries
Mbrotjes apo komandes pergjithshme ne vigin 1946.@
Ai ka qene spostuar ne detyre.
Thuhet se ka vdek aksidentalisht..
Nuk eshte beret EkSpertize,varrose Brenda dites pa shkuar familja?.
Bashkshortja ka shkuare dy tek E.h.
As nje vlersim ne monizem
As nje permendje emir per fests nentorit,,fastat locale te rrethit.ne Libra
“per partin”??
,,”per ushering”??
,”per pushtetin popullore”???
Nuke i permendet emir, ,
Nji Norvegjez I kur I trego a historin e Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhes e shumë Kanibaleve Monstrum :
Më pyet-E mirë o Vëlla,po kur vdiqë ata që batë ore?
-Unë I tregova SE si I varrosi’ me ceremoni duke mobilizuz njerzë që TË shkojn me I dhanë lamtumirën e përmotsme!
-Si si?
-e Varosni me dhe me nderimi?! E pra Për këte Ju Nuk keni më pa kurr ditë TË mbar,sepse Kriminelët Nuk nderohen ?Ta duhet djegun Për SE Gjallikurr
Cka ke then ti nuk jaa mbushe mendjen kujt.Varrimi eshte bere ceremonial,kemi qene me qindra pjesmarres.Paastaj eshte bere nje reflektim ndaj tij.Ai ka vra veten se shume roje e ndihmsa kishte dhe me vone kishin dale deri tani saktesira te tjera
Me gjithe ate si punoj dhe shkoj,jua qiu nenen shumve dhee ja qinen nenen ca
Kam qene student dhe kur jam kthyer nga Fakulteti e kam ndjekur nga Kafe Flora deri tek Ambasada Jugosllave kortezhin e mortit te ish kryeministrit qe perbehej nga makina e varrimit dhe nje autobuz i vogel ndoshta jo me shume se njezet-tridhjete vendeshe!Nuk e di pse ndjeja dhimbje,ndoshta pse e mendoja me vetveten se e kishin eleminuar!Nuk ka patur shume njerez,ndersa kur vdiq vrasesi i tij,shqiptaret e verbuar i lane me lot te gjitha rruget!Jemi qenie te rralla!
Ne Amerike eshte nje shprehje, “What goes around, comes around” (Cfare shkon perreth, vjen perreth). Pra, vellai juaj ka bere shume “gjygjesh” pa gjyq – me ne fund edhe ate e kame “gjykuar” pa gjyq. Vegt Mehmeti ka qene vrases, njesoj sikur Kadriu, Enveri, e shume te tjere te elites komuniste. Nese qellimi juaj eshte te fitosh simpatine per Mehmetin, kot, ne nuk mund t’i harrojme keqberjet e tij.