Voal- Voal.ch shkruan se deri dje familja e Armela Segashit kishte shpresa se vajza e tyre do të ishte gjallë. Vëllai i saj Arbnor Segashi në rrjetin social u lutet njerëzve për motrën e tij.
” Motra ime ARMELA ishte sot në OEZ. Pas sulmit nuk jemi dëgjuar me të. Ne deri tash dimë se ajo nuk gjendet në asnjë spital. Ajo është 14 vjeçe, 1.5 m e gjatë, ka flokë të gjatë kafe dhe mban një këmishë kafe dhe xhinse. Ju lutem kush ka informacione të na ndihmojë”. Kështu shkruante dje në gjermanisht Arbnori.
Ndërsa sot me gjimbje Arbnori lajmëron vdekjen e motrës së tij. Armela – Bija, motra, shoqja jonë e dashur ishte midis viktimave të sulmit në Münich. Ne të duam ty Ëngjëll ❤️
Po ashtu Arbnori falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe ndihmuar.
Komentet