NAZIM HIKMET
(Nazim Hikmet Ran)
1902 – 1963
Nazim Hikmet Ran, shpesh në Anglisht Nazim Hikmet (IPA: [nɑ’zɯm hik’met]) (Selanik, 20 nëntor 1901 – Moskën, 3 qershor 1963), ishte poet,, dramaturg dhe shkrimtar turk polak i natyralizuar.
VËLLAI IM
Si akrepi, vëllai im,
Ti je si akrepi
Në një natë të lemerishme.
Si trumcaku, vëllai im,
Ti je si trumcaku
Në minutat e tij të shqetësuara.
Si molusku, vëllai im,
Ti je si molusku
I mbyllur dhe i qetë.
Je i tmerrshëm, vëllai im,
Si goja e një vullkani të fashitur.
Dhe ti, fatkeqësisht, s’je një, s’je pesë,
Por miliona.
Je si dashi, vëllai im.
Kur xhelati i veshur me lëkurën tënde,
Ngre shkopin lart,
Ti ngutesh të futesh prapë në tufë
Dhe shkon duke vrapuar në thertore, gati krenar.
Je krijesa më e çuditshme, vëllai im,
Më e çuditshëm se peshku
Që jeton në det pa ditur gjë për detin.
Dhe nëse ka shumë mjerim mbi tokë
Kjo ndodh falë teje, vëllai im.
Nëse jemi të uritur, të rraskapitur,
Nëse jemi të rrjepur deri në gjak,
Të shtypur si rrushi për të nxjerrë verën tonë,
Me këtë s’dua të them se gjithë faji është yti, vëlla,
Veç në pjesën më të madhe kjo ka të bëjë me ty,vëllai im.
Përktheu: Faslli Haliti
Komentet