Ndërkohë që në Itali tashmë njihet si vëllai i Olsit dhe shefi i Engjëll Agaçit, të lidhur me narkotrafikun, Edi Rama ka zbarkuar në Itali këtë të diel me patronazhistët e tij të administratës nga Shqipëria.
Turi i nisur si takime me diasporën, përfundoi në takim miliona eurosh i Rilindjes. Takime super të shtrenjta që paguhen nga taksat e shqiptarëve, popullit më të varfër në Europë.
Në Greqi Edi Rama është damkosur si autokrat që kontrollon të gjitha pushtetet nga ekzekutivi te drejtësia, me burgosje politike të liderit të opozitës, kreut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri…dhe për këtë shteti grek, nga mbështetës i proceseve integruese, është bërë një pengesë për Shqipërinë vetëm për shkak të Ramës.
Ndërsa në sytë e rreth 60 milionë italianëve, Edi Rama është damkosur si kreu i një organizate të trafikut ndërkombëtar, i cili ka kapur shtetin në Shqipëri.
Kjo falë investigimit të Rai3, ku u zbuluan lidhjet e vëllait të kryeministrit shqiptar me trafikun ndërkombëtar dhe doli në pah Engjëll Agaçi, njeriu besnik i Ramës që mban lidhjet me trafikantët dhe kontrollon sistemin e drejtësisë në Shqipëri për llogari të autokratit.
Edi Rama po përpiqet të mashtrojë njerëzit që përzuri nga Shqipëria, mbi 1-milion të tillë, me keqqeverisjen e tij 11 vjeçare, korrupsionin, nepotizmin, kapjen e të gjitha pushteteve, burgosjen e liderit të opozitës, kapjen e mediave…duke bërë si patriot, po me paratë e taksave të tyre.
Përpjekjet e tij për të përmirësuar imazhin e tij, i ekspozuar si kreu i narko-shtetit të vetëm në Europë, do t’u kushtojë miliona euro edhe sot shqiptarëve.
I vjedh për t’i mashtruar dhe i mashtron për t’i vjedhur.
Autokrati që përzuri popullin e tij, gjë që në një masë të tillë nuk e ka bërë asnjë pushtues, po kërkon të përgatisë skenarë të rinj të grabitjes së votave të emigrantëve. sn