VOAL – KABUL, 2 GUSHT – Vëllai i liderit të vdekur të talebanëve afganë Mullah Omar nuk e njeh emërimin e Mullah Akhtar Mansourit në krye të lëvizjes islamike ekstremiste, njofton voal.ch.
Sipas agjencisë ANSA, kjo del nga një mesazh audio në gjuhën pashtune shpërndarë gazetarëve. Mullah Abdullah Mannan, vëllai i vogël i ‘prijësit’ shpirtëror të talebanëve kërkoi thirrjen e një takimi të liderëve fetarë “për të gjetur një zgjidhje ndaj mospajtimeve të brendshme dhe për të kundërshtuar sfidën e Shtetit Islamik”.
Komentet