Të shumtë ishin ata që u prekën kur mësuan se vëllai i këngëtarit Alban Skënderaj ishte përfshirë në një aksident dhe për këtë arsye ai qëndroi për një preiudhë në gjendje kome. Por, tashmë që Taulanti është zgjuar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, Albani ka postuar një foto me të në rrjetet sociale.
“Shoku im, vëllai im, heroi im. Jemi sërish bashkë, më të fortë, më të rritur, më të lidhur se kurrë”, shkruan këngëtari për vëllain e tij, ndërsa poston këtë foto.
Albani Skënderaj dhe bashkëshortja e tij Miriam Cani janë gjithashtu në pritje të lindjes së fmëijës së tyre të parë.

Komentet