Një 24 vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi makina me të cilën po udhëtonin është aksidentuar. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së dielës, në Velipojë.
Sipas policisë, mjeti me të cilën po udhëtonin dy personat ka dalë nga rruga, duke i shkaktuar vdekjen njërit prej tyre.
Dyshohet se shkak i aksidentit ishte shpejtësia tej normave të lejuara.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Komentet