Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nisur një dëgjesë me artistët për projektin e teatrit të ri në Tiranë.
Sipas tij, vlera e ndërtimit të një teatri nga vetë qeveria ka një kosto prej 30 milionë euro, ndërkohë që investimet e Bashkisë për një vit në infrastrukturë janë 20 milionë euro.
DISKUTIMI
Veliaj: Sipas vlerësimeve tona ndërtimi i teatrit shkon 4-5 fishi i një pallati. Me çmimet e Shqipërisë për 9500 m2, kostoja do të shkonte 30 milionë euro. A janë shumë apo janë pak? Të gjitha investimet që ju shikoni në Tiranë në një vit janë në nivelin e 20 milionë eurove. Çdo gjë që ndodh në Tiranë, të gjitha investimet, kopshte, çerdhe, pemë, kanalizime, bujqësia, emergjenca civile, të gjitha kushtojnë kaq. nga viti 2005-2013 janë harxhuar 1.8 miliardë lekë ose 18 milionë USD për kulturën. Nga qeveria e re në 5 vite 15 milionë USD.
Dua tu bëj një ofertë shumë të sinqertë. Nëse jeni dakord që të caktoni një përfaqësi bashkë me mua të mblidhemi dhe të negociojmë. Nuk na pëlqen, e lëmë. Ne na duhet një gjë e re. Se si, hajt ta flasim. Ky nuk është një ligj për të prishur teatrin, nuk është një ligj për të ndërtuar një teatër të ri. Në na ka ardhur zogu në dorë, siç thonë tironsit. Të bëhemi bashkë dhe të negociojmë me arkitektin. Nëse funksionon amin, nëse nuk funksionon hajde të vrasim mendjen.
Alert Çeloaliaj: Në ftesën që na ka ardhur thuhet se teatri i ri do të ndërtohet. Pra është vendosur dhe nuk e di për çfarë kemi ardhur sot. Sipërfaqja e teatrit është mbi 7 mijë m2, por këtu thuhet 1200 m2. Në gjithë ftesën flitet në kohën e kryer, pra nuk ka më vend për diskutim. Të gjitha këto e bëjnë të kryer diskutimin. Ne jemi kundër prishjes arbitrare të teatrit kombëtar dhe atij eksperimental. Pyetja jonë është: a janë ezauruar të gjitha mënyrat për gjetjen e fondeve?
Neritan Liçaj: Pse të mos bëjmë njëherë ligjin pastaj flasim për teatrin e ri? Ta shtyjmë edhe pak sa të bëhet një ligj i mirë për artin dhe kulturën dhe pastaj të flasim.
Mirela Jorgo (avokate): Ju bëtë gjysmë ore propagandë.
Veliaj: Ne kemi sot dëgjesë me aktorët. i kam dhënë fjalën Ndrenikës.
Jorgo: Ne jemi përfaqësues të shoqërisë civile që mbështesim aktorët. Dakord të flasin aktorët pastaj ne.
Robert Ndrenika: Teatri mund të riparohet dhe të dalë një gjë e shkëlqyer dhe jo me 30 milionë euro. Të kanë gënjyer me ato 30 milionë euro. Maksimumi mund të shkojë 10-15 milionë euro ai teatër që duan të bëjnë. Tani më është konsoliduar mendimi që i gjithë kompleksi i teatrit mund të ruhet. Tirana e do një teatër të mirë që mund të shkojë 100-200 vjet dhe e meriton Tirana.
Robert Budina: Kur ju më thoni nuk i gjeni dot lekë për kulturën shqiptarë, unë nuk di çtë them. Të gjithë ne jemi fajtorë për këtë gjendje, edhe ne që sjemi të zotë të organizohemi. Ju na futët në një moment që e bëtë fakt të kryer gjithçka. Ju na e bëtë fakt të kryer ligjin dhe na thoni hajde të diskutojmë. Duhet të bjerë ky ligj dhe pastaj të diskutojmë. PS në 2013 pati një nga pikat e saj restaurimin e teatrit dhe nuk e bëri asnjëherë. Ne kemi dashur të diskutojmë me ju por se kemi pasur këtë mundësi. Unë mendoj se ju nuk jeni i sinqertë në propozimin që bëni, se me atë ligj që keni bërë, shkelen 17 ligje. Unë jam i tronditur nga kjo.
Veliaj: Jemi të gatshëm edhe me ekspertët, qofshin juristë apo të arkitekturës të bëjmë dëgjesat. Për ligjin, ky nuk është ligj i kontratës. Ky është një ligj që cakton vetëm një autoritet për negociatat.
Arben Derhemi: Falenderoj artistët e Operas që erdhën këtu sot. Do ishte mirë që të kishin ardhur në protestat tona dhe të mos na linin vetëm. Nuk e di pse keni ardhur sot, por gjithsesi e vlerësoj. Kemi biseduar me shokët dhe miqtë, kolegët gjithashtu dhe kemi arritur në konkluzionin që ca e duan të verdhë, ca të bardhë e ca të kuq. Ne nuk cedojmë që çdo centimetër i teatrit kombëtar, është vend i shenjtë. Ai nuk do të cënohet, e ka thënë edhe Ndrenika është Jeruzalem. Aty fillon dhe aty mbaron konsensusi me ne. Në rast se bisedimet fillojnë në momentin që territori nuk cënohet, ne aty po deshe ulemi dhe hamë ndonjë darkë e pimë ndonjë gotë verë. Sa për tironsit, tironsit duhet të kenë një identitet. Kullat 40 katëshe dhe 60 katëshe, janë mungesë kulture dhe mungesë vizioni.
Luftar Paja: Jam për teatër të ri me të gjitha përmasat që i takon një teatri nacional shqiptar, por që të kemi këtë teatër mua nuk më vjen mirë që ne si artistë harrojmë gjënë kryesore dhe merremi me llaci dhe tullat, ka kush përgjigjet për llacin dhe tullat, për betonin e të tjerë, ne si artistë duhet të shtojmë forcat për betonin artistik, llacin artistik, se ja e bëmë dhe teatrin me përmasat moderne, por a kemi një Romeo dhe Zhuljetë që të demonstrojë atje në teatër, nuk e kam fjalën ti kryejë teatri këto detyra, është cik e thellë mendoj unë fillon që nga Artet, kush jep mësim dhe cfarë bëjnë, dhe për të ardhur pastaj këtu tek llaci e tullat. Më vjen shumë keq që lokalizohet, jo Tirana, Shkodra, Korca, TK e ka Teatri Kombëtar dhe në të nuk duhet të vijnë ata që banojnë në Tiranë, por ata që e meritojnë në TK, mos të lokalizohet, teatri është edhe i fierakëve, vlonjatëve. Duke mos ofenduar njëri-tjetri, por duke respektuar njëri tjetrin, se rrisin edhe cilësinë artistike, secili të shikojë punën e tij dhe të mos merremi me metrot, jo kaq por aq, nuk ka nevojë për avokatë se jam vetë avokat unë, në punën time.
Avokatja: Trualli ëhstë kryesori, jam vajza e mikut tënd. Trualli po gllabërohet.
Paja: Bëj të fala mikut tim, unë nuk merrem me metrot e gllabëruara, ata ti gllabërojë dhe drejtësia, qëllimi im kryesor është të ketë teatër si i takon dhe cilësinë artistëve.
Vijon…
***
Projekti i teatrit të ri
Kreu i Bashkisë nënvizoi se edhe raporti i 2018 i Institutit të Ndërtimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për godinën e Teatrit Kombëtar në 23 mars 2018 thotë se nga inspektimi i situatës së godinës situata paraqitet shumë problematike me përkulje dhe dëmtime në disa zona të soletës dhe me ambiente që nuk ofrojnë kushtet jo vetëm për stafin por edhe për qytetarët që e frekuentojnë.
Më tej Veliaj renditi listë shumë të gjatë gjërash që duhet të kenë një teatër modern, por që i mungojnë teatrit ekzistues dhe nuk mund të instalohen atje:
– Biletari
– Garderobe per spektatoret
– Zyra per administraten
– Dhoma zhveshjes per artistet
– Dushe per aktoret
– Dhoma provash
– Dhoma teknike per sisteme kontrolli apo pulti i komandimit
– Sistem Audio dhe video projektimi
– Dhoma akustike apo rregjistrimi
– Infrastrukture rregjistrimi video te shfaqjeve
– Tualete per spektatoret te pershtatshme per kapacitetin e teatrit
– Dalje emergjence
– Sisteme sigurie
– Sisteme kundra zjarrit
– Sisteme qe garantojne energjine elektrike
– Arkive
– Dhomat e grimit
– Salle per te ngrohur muskulaturen perpara performaces se artistit
– Kostumografia, rrobaqepsi, hapesira pune dhe garderobe
– Skenografia, Hapesira pune , depo materialesh
– Hapesire per orkester ne veprat qe e permbajne ate
– Hapesira prapaskene, mbi skene apo nen skene
– Krahet e skenes dhe qarkullimi i aktoreve pergjate shfaqjes
– Dhome konference apo media ku lancohen shfaqjet
– Hapesira qarkullimi te vecanta per aktoret, administraten dhe publikun
– Sisteme ndricimi dhe dhoma kontrolli
Teatri/ Veliaj takohet sot me artistët: Do dëgjojmë gjithë shqetësimet
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të zhvillojë ditën e sotme një dëgjesë me komunitetin e artistëve për çështjen e ndërtimit të teatrit të ri. I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në “News24”, Veliaj deklaroi se paraditen e sotme në orën 11:00 ai do të bashkëbisedojë me artistët për këtë propozim që pritet t’i japë qytetarëve të Tiranës një teatër dinjitoz.
“Një shans fantastik është takimi i sot. I kemi ftuar të gjitha palët, t’i dëgjojmë të gjithë dhe ata që kanë shqetësime dhe ata që janë pro dhe ata që kanë pyetje se ndoshta jo të gjithë i dinë detajet. Kështu që ne sot në orën 11 do të kemi një konsultim publik Në Tiranë”, tha Veliaj.
Ai sqaroi edhe pozicionin e Bashkisë së Tiranës në këtë çështje, teksa theksoi se bashkia do ta zhvillojë këtë pronë sepse nuk mund të kemi një ferrishte në qendër të qytetit.
“Arsyeja pse bashkia është e përfshirë është sepse bashkia është një nga pronarët e tokës në tokën mbrapa teatrit. Do të thotë që bashkia me ose pa teatrin është në tagrin e vet ta zhvillojë. Unë jam ndoshta i vetmi kryetar bashkie i një kryeqyteti në rajonin tonë i cili mbas godinës së vet ka një ferrishte. Përpara kemi sheshin, një nga më të bukurit i cili po animohet, po ka jetë, po ka aktivitete, po ka koncerte. Tani e kemi bërë të gjithin të transformuar për kampionatin botëror të futbollit. Fusha sportive, hapësira për të kaluar kohën, madje edhe foto e famshme e Skënderbeut është rikthyer tani që është mbaruar edhe lulishtja mbrapa Skënderbeut. Ndërkohë që pas bashkisë ne kemi një ferrishte të madhe. Mbrapa teatrit gjithashtu magazinat e dekorit të Tiranës, një parking, ish-godina e vjetër e PD kështu që bashkia gjithsesi do ta zhvillojë këtë pronë sepse nuk mund të kemi një ferrishte në qendër të qytetit. Kjo ishte një mundësi për t’u sjellë pak si tirons i zgjuar”, tha Veliaj.
Veliaj: Shans fantastik. Teatër i ri modern që do i rezistojë 100 viteve të ardhshme
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se ndërtimi i një teatri të ri në kryeqytet është një shans fantastik për të pasur një ëndërr. I ftuar në emisioni “ Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës, Veliaj siguroi se godina e re e teatrit do të jetë një projekt që do i rezistojë 100 viteve të ardhshme. “Ky është një shans fantastik për të pasur një ëndërr dhe për ta diskutuar këtë ëndërr se ëndrra duhet të kthehet në projekt. Një teatër i ri, një teatër modern, një teatër që i reziston 100 viteve të ardhshme”, tha ai.
Kreu i Bashkisë deklaroi se godina aktuale e teatrit është ndërtuar nga italianët për argëtimin e ushtarëve e kazermave dhe jo si një godinë e mirëfilltë teatri. “Ky ishte një teatër dopolavoro, ndërtuar nga ushtria italiane për të argëtuar ushtarët e kazermave në Tiranë për periudhën 7-8 vjeçare pas luftës. Zgjati 70-80, po afrohet viti i 90. Çështja është ambicia jonë është riparimi, vënia e disa mballomave të kësaj ëndrre të ushtrisë italiane që ishte për 7-8 vjet dhe ne do t’i bëjmë kësaj ëndrre një overdraft si në bankë apo kemi një ëndërr komplet tonën? Kjo është për diskutim. Nëse arrijmë në një konkluzion që jo more jo, ne nuk duam ndryshim. Ajo që më rezulton është që kur qytetet kanë ndryshuar ka pasur progres”, nënvizoi Veliaj.
Komentet