I dashur Arlind Qorri!
Po ju shkruan me bindje të plotë te arti juaj kryebashkiaku Erion Veliaj.
Kemi qenë shumë të kënaqur nga avioni prej llamarine i Eljanit dhe tani mezi presim që të na ofrohesh me ndonjë vepër të radhës së bashku me Organizatën Politike.
Bashkia, në bazë të kërkesave të qytetit, ka nevojë imediate për një poster të Che Guevarës dhe më mirë se ju nuk mund ta projektojë askush tjetër.
Ne si bashki jemi në dilemë nëse Che Guevara në poster duhet të jetë me cigare apo pa cigare dhe për ketë duam një mendje.
Fondi për mendjen nëse duhet ose jo cigarja është 30 mijë dollarë. Nuk ju siguroj dot nëse do t’ju duhet edhe një mbështetje tjetër nga Ministria apo ndonjë fondacion i huaj sepse nuk di personalisht nëse do t’ju dalë fondi për ta realizuar me sukses projektin.
Llogaritarja ime po më thoshte që duhet diçka më shumë se është gjithë ajo punë… orët në të cilat do diskutohet për cigaren në poster, kafet që do pihen gjatë diskutimit, mjekra që do kruhet edhe këto kanë kostot e veta.
Unë i di mirë që këto punë kushtojnë. Punët e mira gjithnjë kushtojnë ndaj dhe jam i gatshëm që nëse nuk ju del fondi t’ju jap referenca për të aplikuar për fonde të tjera diku tjetër.
Këtë projekt në fakt kanë dashur shumë që ta merrnin por e kanë humbur kot. Njëri prej tyre ishte një person i cili ka pas dashur të protestonte, por u largua nga protesta se u ndje dështak nga që i zuri syri se po protestonin nja dy shokët e tij që nuk kishin fituar projekte. Aty ju kujtua një projekt që nuk e kishte fituar dhe iku me bisht ndër shalë…
Më vonë kërkoi azil politik në Gjermani me justifikim se nuk i kuptonin artin që bënte këtu në Shqipëri. Me pak fjalë ai vizatonte topa te dera e tualetit. Nuk e di nëse ka fituar ndonjë projekt me topa në Gjermani me thënë të drejtën. Nëse do ishte treguar me karakter dhe do kishte qëndruar në protestë, normalisht diçka do kishte përfituar edhe ai.
Kush nuk ka karakter ka metodë.
Kjo metodë këtu po bën mrekullira.
Kështu që me penë me pemë dhe me Sazan Gurin ju lutem na jepni ndonjë ide për të regulluar qytetin se njeriu për një mendje vuan sot o Arlind. Dhe kjo mendje na ka lënë me gisht te faqja.
Kam marrë vesh që disa prej protestuesve ju pëlqejnë projektet dhe jeta boheme. Pra mund të themi pa frikë se të kesh qejf projektet, je njëkohësit njeri serioz dhe i aftë.
Ne na mungojnë jo vetëm profesionistët, por edhe njerëzit e aftë dhe seriozë.
Duke besuar te talenti juaj dhe aftësitë për të bërë topa estetikë, pres përgjigje pozitive.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa [email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet