“Vëjen me e thashunë shqip” se me 5 janar 1555, si sot 469 vjet më parë, don Gjon Buzuku na njofton se e kreu Mesharin e tij, dhe librin tonë të parë – së paku atë që njohim deri më sot si të parë. Pas shumë përpjekjesh nga pararendës si Gazulli, Rrota etj., Meshari erdhi me transkribim e transliterim, pas një pune 10-vjeçare nga Eqrem Çabej.
Pse gjithë ky mundim ndër shekuj për një libër? Përgjigjen mund ta gjejmë te vetë Buzuku: “En së dashtunit botës sanë” : “Për dashuri të vendit tonë”.