Gjatësia e këmbëve, ngushtësia e belit, gjatësia e gishtërinjve dhe karakteristikat e tjera të trupit mund të tregojnë disa të dhëna interesante për shëndetin tuaj.
Gjatësia e gishtërinjve: Sipas disa studimeve thuhet se femrat të cilat kanë gishtin tregues më të shkurtër se gishtin e unazës, kanë një rrezik rreth dyfish më të madh për t’u prekur nga osteoartriti. Tek gratë, në këto raste zbulohen nivele të ulëta të estrogjenit, i cili ngadalëson shfaqjen e sëmundjeve të kockave. Për të parandaluar këtë, njerëzit me karakteristika të tilla duhet të ushtrohen rregullisht dhe duhet të konsumojnë në doza të përshtatshme kalcium.
Madhësia e gjoksit: sipas një studimi të bërë nga “Shoqata Mjekësore Kanadeze” thuhet se femrat të cilat kanë një gjoks të madh (D), kanë një propabilitet sa 1 e ½ për t’u diagnostikuar me diabet të tipit 2, në krahasim me ato femra që kanë një gjoks të vogël.
Kjo shpjegohet nga indi yndyror që gjendet në gji, ky ind ndikon në rezistencën ndaj insulinës. Diabeti mund të parandalohet nëse mbani një peshë të shëndetshme, dietë të ekuilibruar dhe bëni aktivitet të rregullt fizik.
Gjatësia e këmbëve: njerëzit të cilët i kanë këmbët e shkurtra duhet të jenë të vetëdijëshëm për gjendjen e mëlçisë, këshillojnë ekspertët britanikë. Ata zbuluan se femrat që kanë këmbë të gjata nga 5073 cm kanë një vlerë më të madhe të enzimave të mëlçisë që tregojnë një sëmundje të këtij organi. Kjo gjendje mund të parandalohet nëse konsumoni në mënyrë të moderuar alkoolin dhe “toksinat” e tjera.
Komentet