Fare i pa përmendur për rolin dhe protagonizmin e tij në strukturën e tanishme politike të qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 11 Majit, në mbledhjen e kryetarit të Partisë Socialiste, Edvin Rama të Enjten 9 Janar, në selinë e PS me drejtuesit politikë të qarqeve, kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj zuri vend ndryshe në lajmet zyrtare të Rilindjes Socialiste. Qytetarët dhe shtetasit duket se e harruan shumë shpejtë se në çfarë realiteti sot po jetojnë ose thënë ndryshe se kush është Erion Veliaj i vërtetë.
A është ai që u përball me SPAK-un* më 26 Dhjetor, 2024?
Apo ky i sotmi Erion vazhdon të na çudisë me sipërmarrjet e reja për transformimin e Tiranës?
Në këtë analizë do të ndalemi tek pohimi më i fundit i Erion Veliajt.
Ai flet për transformimin e kryeqytetit në 10 vitet e fundit si:-“Para 10 vitesh zbuluam se në Tiranë, në fillim të qeverisjes së Kryeministrit Rama, 25% e ekonomisë së Tiranës ishte tekstil dhe 25% fasoneri për këpucë. Kjo do të thotë se bënim punë që paguanin shumë pak. Kurse sot 25% e ekonomisë së Tiranës është turizëm dhe 25% është IT”. Pra nënvizon fillimisht me përulje Ramën së pari dhe së dyti ka harruar se përmes servilizmit dhe frymës progresive “vetëm përpara” ka zbuluar më pas edhe thelbin e konceptit të korrupsionit. Korrupsion dhe krim në ekonominë dhe administratën shqiptare që nuk ka të ndalur. Madje kjo për mënyrën ideologjike dhe propagandistike me të cilën paraqitet për këtë fushatë zgjedhore po merret e mirëqenë dhe po tregohet qartë se mënyra se si një shtet jo demokratik po ndërtohet dhe se shumë shpejtë do tentojë të zëvendësohet me një regjim autokratik dhe klientelist ndoshta dhe me instalim të dhunshëm.
Çfarë kuptohet me:
1-stadiumi “Selman Stërmasi” është ndërtuar në vitin 1955, si një replikë e stadiumeve sovjetike të kohës. “Përpara se të fillojë histeria, siç fillon për çdo projekt, është shumë e rëndësishme të kuptojmë faktet: cila është vlera arkitekturore?
dhe me :
2- “Fillimisht ne bëjmë ndërtesat, pastaj ndërtesat dhe ekosistemi na krijon ne”.
A nuk ka arritur Tirana pikun e kaosit në transportin rrugor, në ndotjen e ajrit, në mos grumbullimin e plehrave etj.?
A jeton Tirana çmendurinë urbane dhe ekzistencën e mijëra apartamenteve të pajetë?
A po mbi popullohet Tirana nga interesi i lëvizjes së lirë, biznesi dhe “turizmi” në një kohë kur nga Tirana dhe Shqipëria po emigrojnë me mijëra?
Në qoftë se këtë tabllo e kemi të qartë dhe se shqiptarët dhe diaspora po shkojnë në zgjedhje, atëherë është mirë të mendohet se kush do të jetë ndryshimi dhe e ardhmja e Shqipërisë?Me replikën sovjetike ku territorin dhe arkitekturën, ndërtuesit dhe paranë e pastruar e dirigjojnë Rama për Shqipërinë dhe Veliaj për Tiranën, kuptohet se ky koncepti që shteti i ka marrë dhe i merr të gjitha vendimet ?Pra a janë Rama dhe Veliaj shteti për Shqipërinë dhe Tiranën- Ekzekutivi. Ligjvënësit, Drejtësia që duhet ta kontrollojnë janë tashmë nën presionin e zemërimit popullor, protestës opozitare pa kuptuar aleancat me pushtetin dhe ku media duhet të marrë njëherë e mirë qëndrimin për të vërtetën deri në zgjedhjet e 11 Majit.Një replikë sovjetike që prishet në emër të një arkitekture ku “ndërtesat dhe ekosistemi na krijon ne”, janë thelbi dhe filozofia se si demokracia dhe tregu i lirë kapitalist kapet nga një regjim autokrat, jo në pak raste i sjellë në vëmendje si narkodiktaturë ku varfëria dhe shpopullimi nuk e justifikojnë “pozitën e fortë” të lekut vendas me monedhat ndërkombëtare. Të mos harrojmë se në muajin Tetor të vitit të kaluar në një konferencë për shtypin presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen duke ju drejtuar kryeministrit Rama se veç Kolegjit Evropian, investimet në Energjinë e Pastër për Shqipërinë në zgjerimin e Ballkanit Perëndimor pika e tretë e rëndësishme ishte “zona unike të pagesave në euro” në 2025. Ky do të jetë një test se nga do të shkojë Shqipëria dhe çdo të duhet për ta ndryshuar.
Për çdo ekonomist largpamës situata e ekonomisë së Shqipërisë në qoftë se ndryshimi i qeverisjes nuk vjen nga vota e lirë, regjimi i autokratik i Ramës do gjunjëzohet nga transaksioni real i monedhës ndërkombëtare dhe veçanërisht i euros/€. Ekonomia për shkak të tregut informal do të falimentojë sepse në Shqipëri nuk po prodhohet.
Çfarë do të thotë kjo?
Kjo do të thotë që transfertat në para mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian do të jenë më të shpejta më të sigurta dhe falas. Pra një përfitim shumë i madh, si për qytetarët tuaj ashtu edhe për bizneset shqiptare.
Por për fushatë dhe me Veliajn rreth e rrotull, Ramës kur ky koncept shprehet: “Urat e reja për Shqipërinë 2030” si një program i ri zhvillimi i pronave publike, për të ndërtuar përmes partneriteteve me sipërmarrjen private vepra të reja të infrastrukturës publike, administrative, turistike, kulturore e sociale.
Pra nuk prodhohet!
Gjithkush e sheh mirë që ekonomia Shqiptare nuk është e mbështetur tek ekonomia private dhe tregu i lirë, por tek ndërhyrja e plotë dhe me forcë e shtetit. Kjo është pjesa e skemës se si korrupsioni vazhdon të ushqehet dhe të jetojë.
Shqiptarët e kanë në dorë fatin e tyre se çfarë ekonomie dhe shteti do të duan me votën e 11 Majit.
________________
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Edhe për mësuesin patriot, Sylejman Kastrati, ashtu, si dhe për të gjithë besnikët e saj, do të jetë e lehtë toka e Atëmëmëdheut të shqiptarëve!
Ngushëllime familjes dhe miqve!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për këtë liridashës me ditar në dorë!