Policia e e Tropojës po vazhdon hetimet për të zbuluar identitetin e gruas së gjendur të vdekur në një bunker në pyll, në fshatin Mejdan, sëbashku me të shumëkërkuarin Agim Madani. Dyshimet më të mëdha janë se ajo është banore e zonës, por nuk mund të thuhet identiteti i saj pa u dalë rezultati i analizës së ADN.
Mbi dy të vdekurit nuk kishte plagë me armë zjarri dhe as shenja dhune, po vdekja e tyre nuk mund të konsiderohet as si nga shkaqe natyrore për shkak të shumë rrethanave.
Komentet