Voal – Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Reagan, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.
Bashkëshortja e Presidentit Ronald Reaga, vdiq të dielën në Bel Air të Los Anxhelosit.
Nancy Reagan, ishte gruaja me stil dhe influencë e Presidentit të 40-të amerikan.
Mediat bëjnë me dije se zonja Regan ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.
Ajo ishte një kujdestare e ashpër e imazhit të burrit të saj duke qenë një këshilltare e denjë që e drejtoi Presidentin Regan nga karriera e Hollivudit tek ngjitja si Guvernator i Kalifornisë e më pas në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.
“Pa Nancy, nuk do të kishte asnjë Guvernator Reagan, dhe asnjë Presidenti Reagan,” tha Michael K. Deaver, ndihmësi i vjetër dhe mik i ngushtë i Ronald Reagan i cili ndërroj jetë në vitin 2007.
Nancy, që ishte aktore, u martua me Ronald në vitin 1952, ndërsa për 8 vjet, nga vitit 1981 deri më 1989, shërbeu në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo luajti një rol të rëndësishëm në presidencen e bashkëshortit të saj, duke u bërë e njohur më shumë për fushatën e saj kundër drogës të titulluar “Just Say No”.
Gjatë viteve të fundit, Nancy nuk ka gëzuar shëndet të mirë, sidomos pas aksidentit në shtëpi në vitin 2012, ku ajo u rrëzua dhe theu tri brinjë.
Ndërkohë, që në 2008-n kishte një aksident të ngjashëm me pasoja të rënda.
Sipas njoftimit nga familja Reagan, ajo do të varroset në pranë bashkëshortit të saj në Reagan Presidential Library në Kaliforni, ku tani do të prehen bashkë Nancy and Ronald Reagan.

Komentet