Robert Mugabe, udhëheqësi i guerilëve që udhëhoqi Zimbabvenë drejt pavarësisë më 1980 dhe sundoi me pas me dorë të hekurt derisa ushtria i dha fund sundimit prej gati 4 dekadash, vdiq në moshën 95 vjeçare.
Ai vdiq në Singapor, ku shpesh ishte kuruar gjatë viteve të fundit.
Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga presidenti i Zimbabvesë, Emmerson Mnangagwa.
Derisa çoi Zimbabvenë drejt pavarësisë nga Britania në vitin 1980, Robert Mugabe u vlerësua si një hero çlirimtar afrikan dhe kampion i pajtimit racor.
Por më vonë shumëkush brenda dhe jashtë Zimbabvesë e denoncoi atë si një autokrat të fiksuar pas pushtetit, i gatshëm të përdorë skuadrat e vdekjes, të mashtrojë në zgjedhje dhe të dëmtojë ekonominë në përpjekjet e vazhdueshme për të kontrolluar çdo gjë.
Robert Mugabe u detyrua të jap dorëheqje në nëntor të vitit 2017 pas një grusht shteti të ushtrisë së tij.
Komentet