37 vjeçari u godit në kokë nga një pjesë e një veture tjetër të përplasur në mur
VOAL – NJU JORK, 25 GUSHT – Piloti i Formula Indy, Justin Wilson, britanik 37 vjeçar me një të kaluar në F1 në vitin 2003 me Minardi e Jaguar, ka vdekur, shkruan voal.ch. Ai kishte mbetur në koma pas aksidentit që ndodhi para dy ditësh gjatë një gare në Pocono, Pennsylvania, në kampionatin IndyCar.
Wilson u godit në kaskë nga një copë e një veture tjetër, duket nga kabina, e Sage Karam, e cila ishte përplasur në mura disa qindra metra para tij. ANSA
Komentet