Stilisti me famë botërore Karl Lagerfeld, ka vdekur sot në moshën 85 vjeçare.
E përditshmja angleze “Guardian” shkruan se Lagerfeld, i cili ishte kryefjala e shtëpisë së modës Chanel, nuk ndihej mirë me shëndet për çka ishte dërguar në spitalin e Parisit, ku dhe ka vdekur mëngjesin e sotëm.
Në janar të këtij viti, ai nuk ishte i pranishëm në revynë e markës së tij në Javën e Modës në Paris, sepse “ndihej i lodhur”.
Lagerfeld kishte një stil të veçantë të veshjes ndërsa ishte ndër emrat kryesorë të botës së modës të shekullit të 20-të.
Përveç që dizajnoi për Chanel, ai është i njohur edhe për markën që mbante emri e tij.
Lagerfeld ka lindur në Hamburg në Gjermanisë në vitin 1933, nga ku në vitin 1954 u shpëngul në Paris. Një vit më vonë, bëhet asistent i Pierre Balmain, ku dhe bën hapat e parë në botën e modës.
Në Chanel filloi të punojë në vitin 1983.
Gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar edhe me shumë shtëpi të modës, përfshirë Chloe dhe Fendi.
Komentet