NAIROBI – Ish-kampioni botëror në disiplinën 400 metra me pengesa, Nicholas Bett, ka humbur jetën të mërkurën në një aksident trafiku.
Ai po kthehej në shtëpi nga Kampionati Afrikan në Atletikë që u mbajt në Nigeri, duke pësuar fatalisht në një aksident trafiku në Nandi të Kenias.
Lajmin e ka konfirmuar komandanti i policisë në Nandi, Patrick Wambani, dhe pjesëtarë të ngushtë të familjes së tij, duke thënë se automjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga.
Zona e aksidentit, është e njohur për mjegulla të dendura të mëngjesit nga shkaku i motit të ftohtë që mban në Kenia në këtë periudhë të vitit, ndonëse Wambani nuk konfirmoi se kjo të ketë qenë shkaku iu aksidentit.
Në kampionatin Botëror që u mbajt në Pekin në vitin 2015, Bett fitoi medaljen e artë në 400 metra me pengesa, me çka u bë keniani i parë të ketë fituar medalje të artë në distancë më të shkurtër se 800 metra. aa
Komentet