BULQIZË – Një tjetër tragjedi vjen nga minierat e kromit. Një minator ka humbur sot jetën teksa punonte në galeri. Ngjarja e rëndë është regjistruar sot në zonën D të minierës së Bulqizës, ndërkohë që nuk dihet identiteti i minatorit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit si dhe për identifikimin e minatorit. Pritet që ekspertët të verifikojnë nëse miniera plotësonte kushtet e sigurisë, pasi ku nuk është rasti i parë kur minatorët humbin jetën në galeritë e Bulqizës.
Komentet