VOAL – MONTEVIDEO, 17 KORRIK – Vdiq nga infarkti, në moshën 88 vjeçare, Alcides Ghiggia, heroi i kombëtares uruguaiane që e mundi Brazilin në finalen e vitit 1950 në Maracanà.
Ish futbollisti, për koincidencë vdiq në 65 vjetorin e rezultatit historik 2-1 me të cilin Uruguai ia arriti të mundë kombëtaren e verdhë flori dhe të fitonte Kupën e Botës.
Ghiggia, autor i njërit prej golave, ishte lojtari i fundit i gjallë i kombëtare ngjyrëqielli që zbriti në fushë atë 16 korrik 1950. ansa
Komentet