Ajo që ndodhi me Tuk Jakovën natën fatale të gushtit ’59 në spitalin e burgut të Tiranës, nuk u zbardh asnjëherë. Zyrtarisht u tha se ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë. Mjekët nga ana e tyre ofruan dy opsione të tjera: Vdekje pas operacionit të apendicitit dhe plasje e papritur e tëmthit. Ende sot pas kaq vitesh kanë mbetur të dyshimta rrethanat në të cilat pushoi zemra e Tuk Jakovës, të dënuarit politikë për tradhti të lartë ndaj atdheut.
Në një rrëfim për gazetën “Panorama”, Bujana Jakova, vajza e vogël e liderit të martirizuar, për herë të parë pranon ta bëjë publike rrethanat si ka ndodhur vdekja e të atit në spitalin e burgut.
Bujana tregon momentet kur dy ish shokë të tij të luftës e vizitojnë në Spital dhe i japin konjak për të pirë, duke e helmuar.
PJESE NGA RREFIMI
Tuku ishte i shtruar në një dhomë të kirurgjisë të spitalit nr.2. Aty kishte të dënuar ordinerë dhe politikë. Te dera ishte një rojë. Dy të dënuarit politikë, Tuku dhe Nikollë Zaganjori, e kishin krevatin te dritarja. Për shkak se dhoma ishte kati përdhe, te dritarja qëndronte një oficer “roje politike” që i mbikëqyrte personalisht ata nga xhami. Ky ishte mirditor.
Në mëngjesin e 26 gushtit 1959, rreth orës 10:00, roja lajmëron Tukun ta ndiqte pas. Prej aty ngjiten në katin lart në dhomën e drejtorit. Aty u përballën me tre persona. Dy ishin “shokë” të Ministrisë së Brendshme, ndërsa i treti ishte doktori i kësaj ministrie, Llambi Ziçishti. Logjikisht, drejtori civil u kishte dhënë çelësin e zyrës se s’kishte vend aty, sidomos për aktin që do të kryenin.
Dy “shokët” ishin zyrtarë të lartë të regjimit dhe dikur kishin qenë bashkëluftëtarë të Tukut. Ata e takuan atë me “përzemërsinë” e qëmoçme dhe u ulën në vendet e tyre, duke e ftuar të ulej dhe ai, duke i dhënë privilegjin të ndihej i barabartë. Ata kishin vënë përpara nga një gotë konjak të mbushur.
Sakaq, në tavolinë ndodhej shishja e konjakut me tepricën brenda dhe në vend të tapës kishte një gotë të vendosur përmbys. Përbri ishte tabakaja me disa gota të vendosura kokëposhtë. Mysafirët u munduan ta joshin Tukun me kujtimet e jetës partizane dhe trimëritë e tij, dhe aty për aty i ofruan të pinte një gotë me ta.
Ai refuzoi, duke përmendur shkakun e “operacionit”. Ata i dhanë të drejtë dhe ashtu të shkujdesur vazhduan ta joshin. Dikur e fituan besimin e ish-mikut që i kishte shkarë këmba. Tuku mori gotën që mbulonte shishen, e kontrolloi, thua se e keqja ishte në gotë, dhe e mbushi përgjysmë. Të tjerët e ndiqnin tinëz, të lumtur që më në fund ia arritën.
Kaluan disa çaste dhe babai u çua të largohej. Duke zbritur nëpër shkallë i filluan disa dridhje të lehta. “Shokët” që kishin ardhur për ta qesëndisur, pasi u bindën që plani u funksionoi mrekullisht, u përshëndetën me “prenë” e tyre dhe u larguan të lehtësuar. Tuku sa zbriti në dhomë i shoqëruar nga roja u gjend përballë pyetjeve të bashkëvuajtësit, i cili sa e pa të trullosur e pyeti gjithë kërshëri:
– Çka ke more Tuk?
– Kishin ardhë nja dy shokë me më pa dhe pimë.
-A pive ti?
-Po, piva.
-Të kanë myt mor qyqar.
-Jo more, shokët me më myt?
Nuk vazhdoi gjatë dhe Tukun e pushtuan dhimbjet dhe temperatura. Nikolla e mbante në prehër dhe i shtrëngonte barkun për t’i lehtësuar krizat, mbasi filluan të vjellat dhe diarreja. Disa çaste vazhduan kështu. Një moment Tuku u çua dhe shkoi në banjë. Aty i ra të fikët. U lajmëruan mjekët, por me gjithë përpjekjet e tyre babai ndërroi jetë. Kështu u shua Tuku. Çfarë ndodhën me tej dihen të gjitha. Sidoqoftë, jemi të lehtësuar që kemi një varr dhe shkojmë aty për ta kujtuar.
Aleksandër Moisiu (1879 – 1935) — Burimi : The Graphic, e shtunë, 21 dhjetor 1929, f.21
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Mars 2025
“Daily Herald” ka botuar, të shtunën e 24 majit 1930, . . .
Aleksandër Moisiu (1879 – 1935)
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Mars 2025
“Express Wieczorny Ilustrowany” ka botuar, të martën e 13 nëntorit 1928, në faqen n°4, një shkrim rreth hisori . . .
Nga Teki dhe Memisha Gjonzeneli – Tragjasi
Më datën 5 gusht 2014, arritëm të rivarrosëm në vendlindje, Tragjas, prindërit tanë të dashur. Me shumë vonesë, pasi më 5 gusht të vitit 1990, . . .
Punimet për mirëmbajtjen e pasurisë kulturore Shtëpia e Pashko Vasës po vijojnë nga specialistët. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër njoftoi se janë restauruar ambiente . . .
Aleksandër Moisiu, në një vizatim të Orlik-ut — Burimi : Diario Crítica, e diel, 7 prill 1929, faqe n°11
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Mars 2025
“Diario Crítica” ka botuar, të dielën . . .
Aleksandër Moisiu (1879 – 1935)
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Mars 2025
“The Globe” ka botuar, të mërkurën e 4 marsit 1914, në ballinë, një shkrim asokohe rreth pagës vjetore të Aleks . . .
Nga Prof. Mehdi Shkreli
Ishte një natë e ftohtë e marsit të vitit 1999. Nuk kishin kaluar shumë ditë nga fillimi i bombardimeve ajrore të NATO-s, që synonin të ndalonin çmendurinë e pol . . .
Hani i Elbasanit është Monument Kulture, Kategoria I dhe një nga hanet më të rëndësishëm historikë të qytetit të Korçës.
I njohur gjerësisht si Hani i Pazarit, ndërtesa është qindravj . . .
Dy anonçimet e mëposhtme, bërë në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1946, flasin shumë për pazaret mbi Shqipërinë. Pijade, ministër i Jashtëm i Jugosllavisë: ”Grekët sapo na kanë . . .
MINA HYSA
Adem Gjurra ka lindur në Reç të Dibrës më 13 mars 1912. Ishte i biri i Hysen (Shaban) Gjurrës e Zahide Vladit. Në Shqipëri ishte i martuar me Xhevahire Markun me të cilën p . . .
Komentet