Ambasada shqiptare në Athinë po harton një Notë Verbale ndaj qeverisë greke për vdekjen në rrethana të dyshimta të të riut lezhjan Pëllumb Marnikollaj.
“News 24” bën me dije se përfaqësuesit e Ambasadës Shqiptare në Athinë, janë shprehur se ambasada është vënë me të gjitha energjitë dhe mënyrat në lëvizje për zbardhjen e të vërtetës për këtë ngjarje të rëndë misterioze.
Ngjarja e rëndë ku humbi jetën në rrethana të dyshimta 28 vjeçari nga Lezha Pëllumb Marnikollaj, po ndiqet me përparësi nga autoritetet e Ambasadës Shqiptare në Athinë, të cilët thonë se, “ jemi të vendosur dhe do ti shkojmë çështjes deri në fund, për zbardhjen e të vërtetës dhe do të kërkojmë me këmëngulje nxjerrjen e fajtorëve para drejtësisë dhe ndëshkimin e tyre”.
Ndërkohë po hartohet edhe një Notë Verbale nga Ambasada Shqiptare për Qeverinë Greke. Dyshohet se ngjarja ka gjasa të ngjajë me rastin Kareli, që i riu të jetë keqtrajtuar nga punonjësit e policisë.
Komentet