Voal – Ka vazhduar përplasja mes zëvendësministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, dhe kolegut të tij nga LDK’ja, deputetit Shpejtim Bulliqi. Pas deklaratës së Bulliqit i cili tha se ajo çfarë dëgjuam nga Biden është se miqtë amerikan nuk na i kanë prerë teshat.
“Nga kjo që e dëgjuam nga nënpresidenti amerikan po del se miqtë amerikan “nuk na i kanë prere teshat”. Po duket që ne vetevetit po dëshiroj të ia presim!!!!!!”
Bajram Gecaj ka reaguar në një shkrim në faqen e tij në Facebook, Gecaj ka thënë se Bulliqi është nxituar për të ironizuar, siç thotë ai dashakeqazi me shprehjen e përdor nga unë para disa ditësh kur tha se komunistet Jugosllavë “na kishin prerë teshat pa na pyetur fare”.
Postimi i plotë:
Shpejtim Bulliqi paska “shpejtuar” për të ironizuar dashakeqazi me shprehjen e përdorur nga unë para disa ditësh kur thash se komunistët Jugosllavë “na i kishin prerë teshat pa na pyetur fare”; mu ata komunistë dhe ato institucione të cilat ky Bulliqi me shokë i konsiderojnë institucione kredibile, edhe pse pikërisht ato institucione kanë masakruar pamëshirshëm popullin tonë (dhe jo vetëm). Shpejtim Bulliqi duhet ta mendoj mirë kur Amerikanët i quan edhe miqtë e tij, pasi që deri më tani të gjitha instancat e atij shteti tonë mik kanë qenë të qarta si kristali në qëndrimet e tyre mbi demarkacionin, qëndrime këto të cilat shkojnë plotësisht ndesh me ato të Bulliqit me shokë. Është mëse e sigurt se e ardhmja do të tregoj se kush ja ka prerë teshat Shpejtim Bulliqit.
Komentet