Jam anëtar i mirëfilltë dhe kontributor i madh prej vitit 1967, të cilin kredit e gëzojnē edhe tre vllaznit e mij në aktivitet të gjatë në Vatër, tue fillue nji vit ma vonë si të emigruem të ri në SHBA.
Lista ime që vijon ma poshtë i ngjan ma fort nji skice apo nji draft i planifikuem seriozisht të nji Nji Libri të Zi për Federatën Legjendare të Vatrës prej vjetit 2017 deri më sot.
Jo. Janë nji pjesë pyetjesh, që drejtuesit ( ata pak që janë), të cilat janë reale dhe qind për qind të vërteta, të cilat janë drejtue këto vite prej patriotëve e dashamirëve të Vatrës nga të gjitha anët.
Fatkeqësisht e për turp, të gjitha kan hasë në vesh të shurdhët.
Nuk do të mirrem as me polemika, kritika, shpifje apo komplikime e mashtrime të krijueme vet nga drejtuesit aktual të Vatrës.
Nse këto pyetje nuk mirren seriozisht e me konsideratë, si urgjencë që janë sot, atëherë anëtarsia do ta shqyrtojë këtë situatë me nji zgjidhje ligjore të nevojshme, sepse askush nuk asht mbi Ligjin, Kanunoren as Vatren.
Nji gja më jep kurajo se Sekretari i posa caktuem Dr. Pashk Camaj asht burri ma inteligjent e i shkolluem i Grupit, prandaj nëse ai tregon rracionalitet e logjikë ka shpresë së mund të mbërrihet nji marrëveshje.
Seria e pyetjeve:
Vatra sot me skandale shkeljesh ligji si asnji organizatë nē SHBA
Ka cenzurë strikte, që i ngjet atyne vendeve super komuniste
Çashtja e deklaratës së taksave çerek vjetore (quarterly Federaland State taxes not filed in 3 years)
Përjashtohen degë nga drejtuesi ilegjitim, pa transparencë ligjore
Përjashtohen individë të mirëfilltë
Vatra si traditë mbante mbledhje çdo muej, siç e kërkon dhe imponon Kanunorja
Tashi gjithësejt janë mbajtë nji apo dy Mbledhje të Bordit në këto katër vjet
Dera për anëtarsinë e dashamirët ka qenë e mbyllun në Vatër
Përse Kuvendi i 2017 u quejt KUVENDI I TURPIT dhe poashtu dy Kuvendet tjera në vijim vertetuen të pasaktësi në Kanunore, jo komplete dhe ilegjitime?
Ku mbeti proçes verbali dhe transparenca e këtyne Kuvendeve?
Transparenca dhe komunikimi me Vatranēt mbetet në nivelin zero
Kur anëtarët e mirfilltë lypin dialog e marrëveshje, drejtuesit ndërrojnë bravat, në ma se dy raste
Shembull i pa ndëgjuem në Demokracinë e ShBA.
Caktimi e katapultimi i nëpunësve në kunddërshtim me Kanunoren.
Ndryshimi arbitrar, i fshehët i “mast” të Diellit ku eliminohen personalitete kombëtare,ata vetem perse mendojnë ndryshe
Fryma e themeluesve të Vatrës: organizatē patriotike, jo politike
Asht Federatë Shqiptare e Amerikës
Buxheti vjetor i Vatrēs i pa deklaruem asnjiherë për Vatranët
Të hyme e të daluna, tē pa transparencë.
Nji audit profesional duhet urgjentësisht. E thotë Kanunorja e Ligji në Amerikë
Transparencë për fondet e mbledhuna pêr Termetin e Durrësit, 26 Nëntor 2019, pa transparencë
Lidererët e kombit pritën tinzisht në selinê e Vatrës.Pa dijeninë e Bordit
Biblioteka e Vatrës në gjendje kaotike, pa katalogim e pa organizim, nëpër thasë plastik
Përse injorohen urdhēnat e Kanunorës për mbledhjet mujore të Bordit?
Nga na erdhi në Vatër shprehja “shef i protokollit e shum tjera të pa njohuna?
Federata pa administratë të rregulltë, pa avokat e pa kontabilist (accountant)
Nuk na shfaqin numrin e vertetë të anētarëve që kanë pague kuoten vjetore.
Sekretarja e mohueme dhe e keq trajtueme përjashtohet në mënyrë barbare
Përflitet se drejtuesit bajnë business në Atdhe, të stilit Hunter Biden
Vatra e Konicës ka shpreh mospajtimet me babën e Pavarësisë Ismail Qemali
Vatra pranoi vizitēn sekrete të kryetares së Parlamentit Lindita Nikolla, e ardhun si uzurpatore me sherr
Vatra shkruen letra intimíduese e kërcnuese
Vatra ban kërcnime ilegjitime për paditje me avokat
Dy herë paditje kundër Vatranëvenë gjyq, me shpenzimet e Vatrës, pa konsultim profesional.
DREJTUESIT PA MANDAT DHE ILEGJITIM.
VATRA, KLUB SOCIAL I NJI RRETHI “TË NGUSHTË” thuhet
Transparencë për statusin e ndërtesës, prona etj. dhe stastusi NONPROFIT i Vatrēs.
Këto pyetje, që me keqardhje sot bahën publike. Janë drejtue e folë shum herë, por Vatra nuk asht pērgjigj as nuk ka bashkēpunue me Vatranët
Personalisht marr përgjegjēsinë me skjarue të gjitha pyetjet, nji nga nji.
Kjo situatë në Vatër asht serioze dhe jo personale që duhet të zgjidhet me urgjencë.
Për urgjencë personale mund të mos jem prezent në mbledhjen e 9 Dhjetorit në Vatër, siç asht paralajmue, por jam Vatran me shirt e me zemër maksimalisht.
Mirëupafshim,
Sergio Bitici
sergio.bitici@gmail. com
917 717 4771