Shkrimin e Vatranit Veteran Ramiz Mujaj po e ilustrojmë me një foto arkivi i Cezar Ndreut – dëshmi e qartë e përbërjes së Vatrës – Lartë në foto nga e majta Zef Perdocaj, Dalip Greca, Jonuz Ndreu, Agim Rexha, Zef Bala, Ramiz Mujaj, Marjan Cubi, Besim Malota, Idriz Lama – Ulur ne tavoline Gjon Bucaj, Akademiku Mark Krasniqi, Ing.Agim Karagjozi, Musli Mulosmani – Tash Vatra asht zëvendësu nga shakllabana sikur do t’i quante poeti kombëtar Gjergj Fishta.
******
Pas 34 viteve për herë të parë Hienet “Lidërshipit” në Vatër më ndalën postimin e Gazetës Dielli
Për 34 vite gjithmonë kam paguar me kohë anëtarësinë e Vatrës dhe gazetës Dielli dhe gjatë 34 viteve kam dhënë shumë kontribute financiare si dhe aktivitete të panumurta, me shkrime në gazetë, dhurana në pikturë për Vatrën dhe Diellin. E kam dërguar gazetën në shtypshkronjë dhe e kam shpërndarë në komunitet për më shumë se dhjetë vite.
Tash klika banditeske agjenturore e këtij lidërshipi vetëm sepse nuk mendoj si ata dhe nuk iu nënshtrohem u munduan të më hakmerren.
Por unë kam Zotin me vete, shpirtin e çiltër dhe Vatranët me të cilët kam punuar me dekada dhe më vlerësojnë e i vlerësoj.
Unë jam dhe do të jem Vatran i vërtetë, por kurrësesi nuk e vlerësoj këtë lidërship të shpifur sepse me ta nuk gjej dhe nuk ndjehem funksional i vyer në Vatër.
Shiheni, shfletoni gazetën e dhjetorit 2023, jam ende sekretar i Këshillit të Vatrës, ndërsa në fund të muajit shkurt, në gazetën e muajit janar që sapo ka dalë emrin e eleminojnë nga gazeta Dielli dhe vendosin një njeri tjetër që mund të jetë vetëm servil i klikës Ylli Dosku.
Unë e gjeta miqtë e mi Vatranë ma sollën gazetëne fundit sepse tash mua më kanë eleminuar edhe nga abonimi dhe postimi i gazetës për herë të parë pas 35 viteve.
Është për të qeshur e për të qarë me lor për gazetën Dielli se në çfarë shkalle ka ra
Gazeta Dielli, numri i janarit duhej të dilte në publik në janar por nuk dual.
Doli kur doli por filloi të shpërndahej në fund të shkurtit me ndryshime strukturash nga mafia “Lidërship” e eleminuan emrin tim.
Por faqja e parë e Gazetës Dielli thotë “Janar 2024, ndërsa faqet e tjera thonë gazeta Dielli Janar 2023. Këtu lidërshipi “thotë se vetëm faqja e parë e Gazetës i takon 2024-ës dhe të gjitha faqet e tjera janë një vit pas Janar 2023.
Edhe kjo mbrapshti do të mbetet në historinë e praptë të këtij “Lidërshipi” pa mandat.
Shiqojini të gjitha fotot me vemendje dhe do të vërtetoni se këta e kanë humbur çdo arsye.
Sipër gazeta Dielli e Janarit ku emri im është eleminuar dhe është vebndosur emri i Ylli Doskut