Për tre dekada, Vatrani Veteran Asllan Bushati, Gjeneral i Ushtrisë Shqiptare emigruar me familjen në SHBA i ftuar nga Adi Krasta në A Show flet rreth situatës në Vatër.
Për tre dekada, Vatrani Veteran Asllan Bushati, Gjeneral i Ushtrisë Shqiptare emigruar me familjen në SHBA i ftuar nga Adi Krasta në A Show flet rreth situatës në Vatër.
“Së pari, më lejoni t’ju përgëzoj për emisionin tuaj mjaft elegant që këtu në SHBA e pëlqejnë dhe e diskutojnë me njëri-tjetrin.
Tani t’i përgjigjem pyetjes tuaj. Unë kam 28 vite në Vatër. I kam nga anëtari i thjeshtë deri tek Nënkryetari i Vatrës. Para disa ditësh më datën 5 Mars, kam bërë një takim me z.Elmi Berisha. Ishte një promovim i librit të Beqir Sinës, edhe bisedova me të. I thashë se ka një problematikë të heshtur me Emaile brënda Vatrës. Shumica prej tyre mund të jenë të vërteta e disa mund të mos jenë të vërteta. Është në nderin tuaj që këtë problematikë ta trajtoni ose si vazhdim i Kuvendit të vitit 2022 ose si një një Kuvend i Jashtëzakonshëm. Z.Berisha më premtoi se do ta bëjë një gjë të tillë në një të ardhme të afërt.
Unë jam duke shpresuar që mendimi ndryshe në Vatër duhet të pranohet, mendimi ndryshe, mendimi oponent duhet të pranohet.
Unë nuk kam asnjë djeni të një dokumenti që do të bëhej një marrëveshje me z.Rama ose me ndonjë institucion tjetër në Shqipëri. Unë jam anëtar i Këshillit Drejtues dhe nuk më ka ardhur ndonjë gjë, por nëse do të ndodhte ndonjë gjë e tillë, do të isha shumë i dëshpëruar
Vatra ka misionin e saj të gjenerojë energji kombëtare këtu në SHBA për Komunitetin Shqiptaro-Amerikan, të gjenerojë energji kombëtare për kombin dhe t’i vijë në ndihmë duke zënë miq në Stejt Department, duke zënë miq në Kongres, në Senat e deri në Shtëpinë e Bardhë.
Misioni ynë do të jetë Shqiptarët të brumohen mirë me kulturën e gjuhën shqipe dhe t’i shërbejmë edhe kombit.
Unë mendoj se disa problemetike të brendëshme ekzistojnë dhe ato duhet të zgjidhen.
Nuk mundet Vatra të bëhet e të konsiderohet si një pronë personale që dikush e merr në dorë Vatrën dhe shkon në Shqipëri, në Kosovë a dikund dhe thotë “Unë jam Vatra dhe do të bëhet kështu”
Rregulli i Përgjithsmëm që e kemi marrë që nga Faik Konica e fan Noli deri më sot është vendimet madhore diskutohen më përpara në Vatër, merret vendimi, pyetet dhe pastaj çdo gjë bëhet e ditur edhe për anëtarësinë.
Prandaj unë jam duke shpresuar se z.Berisha, z.Elmi Berisha do të çojë në vend ato që ka thënë që ta rihapë çështjen për të diskutuar në themel sepse gjatë Kuvendit të kaluar mund të ketë patur probleme serioze të Kanunores, disa gjëra janë bërë drejt dhe disa gjëra nuk janë bërë drejt.
Elmi Berisha është zgjedhur me votën e të gjithë delegatëve, askush nuk e ka akuzuar.
Vetëm ai është i zgjedhur. Të tjerët janë të emëruar.
Deri sa janë të emëruar, Vatra ka kërkuar që të kalojnë në votë dhe në sitën e Vatrës.
Unë mendoj se z.Berisha do të ketë kohën dhe mundësinë e duhur të shikojë pozicionin me ato probleme që janë të brendëshme të Vatrës.”