Nëse neser ka nje proces gjyqesor per Kuvendin e 2022, gjykata nuk jua njeh dekegatin tuaj dhe te dy degeve te tjera, duke perfshi te dhe degen e Kanadase. Une kam marre keshille ligjore per kete.
——
Elida Buçpapaj
Pergjigje Znj. Iris Halili
Në rradhe te pare une konstatoj disa momente te mungeses se etikes nga Znj. Halili ne komentet e saj me siper:
-e para, Znj. Halili, perpara se te lakonte emrin tim me siper, me ka bllokuar pa asnje arsye, por qe une te mos kem mundesi qe te shoh komentet dhe te pergjigjem. Kjo nuk eshte e drejte e as etike.
-E dyta: Znj. Halili I ka kaluar emaile private konfidenciale te kryesise dhe te Keshillit te Vatres, publikisht nje gazete private te pavarur qe nuk eshte organ i Vatres. Në kohen e atij emaili, ajo ka qene anetare e Kryesise. Kjo eshte kunder etikes dhe luajalitetit ndaj organizates qe perfaqeson.
Une kam shkruar qindra emaile ne grup, dhe në shume raste gazetat me kane kerkuar qe tua jap por nuk kam pranuar.
-Gazeta Dielli per janarin mund te jete shtypur por nuk eshte shperndare akoma. Mendoj se Znj.Halili po genjen publikisht qe Gazeta e janarit eshte shperndare para nje muaji. Ne dijenine time, snje ne Vater nuk e ka marre akoma. Le te publikoje ajo vulat me daten e nisjes, dhe une I kerkoj falje.
-Nuk eshte e vertete se Znj. Halili te kete lajmeruar mbi 50 vatrane qe eshte dorehequr nga Kryesia e Vatres. Nga ai email citoj tekstualisht te kete shkruar: “ E kam nisur doreheqjen e paevokuar”. Pra ka thene se e ka nisur dhe jo se e ka perfunduar. Sepse doreheqja eshte nje proces qe ka nje fund. Doreheqjen nga kryesia une e mora vesh dje nga komentet ne kete shkrim. Di me dhjetra vatrane me te cilet konunikoj cdo dite qe nuk e kane ditur se Iris eshte dorehequr perfundimisht.
-Per doreheqjen, thua se nuk e ben në social media, çdo me thene me kete? Ti në FB e VOAL-it e bere. Ne ketu e morem vesh.
Në fakt ti nje njoftim anetaresise duhet qe t’ja beje qe para tre muajsh, pse ta marrim vesh ne se je dorehequr mbas tre muajsh nga Elida Buçpapaj. Shkrimi I saj u be sebep qe te njoftohemi
-Me siper Znj. Halili shkruan: “…Shpifje, fantazi dhe spekulim i denueshem ligierisht!!”
Fantazia dhe spekulimi nuk jane shpifje, ato jane ne kontektsin e fjales se lire. Po ashtu, fantazia dhe spekulimi ne Amerike nuk jane te denueshme ligjerisht, siç thua ti. Ato jane mendime te lira, dhe nuk ka gjykate ne bote, perveç ne shtetet komuniste, nga vijme ne, qe denon njeriun per mendimet e tij apo te saj.
-Se edhe ti spekulon kur thua: “Jam zgjedhur pasi ata qe me propozuan mendonin se sillnin ne vater nje fryme te re”.
Nga i di ti mendimet e tyre se pse te zgjodhen ty. Ti ne mendjen e tyre nuk ke hyre apo ke hyre. Sepse une e kujtoj ndryshe perzgjedhjen tende ne krye te deges Miami. Nje here kane filluar kontaktet me redaktorin me shkrimet dhe kryetarin e Vatres. Une e dija se do te ishe kryetare pa u bere mbledhja juaj. Zgjedhja jote kryetare e deges mendoj se ka qene me rekomandim nga lart dhe jo me zgjedhje nga poshte. Apo jo? Sepse Kanunorja qe I referohesh ti thote se kryetarin e deges e zgjedh Kuvendi i deges. Ju nuk patet Kuvend as zgjedhje me delegate, nuk pati konkurence e as kandidate, si dega Boston, por nje mbledhje me pranine e drejtuesve qendrore te Vatres, në konflikt te paster interesi. Prandaj nuk fitoi i perzgjedhuri i kryesise se Vatres, Theofanis Koja, ne Boston, se u be Kuvend atje me kandidate dhe votim te fshehte, apo jo. Zgjedhjet e deges duhet te jene te pavarura nga kryesia e Vatres.
-Ne artikullin e Znj Buçpapaj nuk ka “malice” apo keqdashje ndaj teje, perkundrazi me kerkesen e saj per doreheqjen tende bazuar ne informacionet qe kishte, une kam kuptuar se ajo deshiron qe ti si figure e respektueshme reputative, te mos jesh pjese e kesaj maskarade qe po bejne drejtuesit e Vatres ditet e fundit. Keshtu e kam kuptuar une dhe mua me duket se po nxitohesh ne komentet e tua ofensive. Ti shkurt mund ti shkruaje, “e dashur Elida, une nuk jam me anetare e Kryesise” dhe kaq, dhe mbase Elida do ta kishte hequr shkrimin.
-E dashur Iris, lexova nje pyetje tenden per ne komentuesit, nese ka ndonje qe ka stergjyshin e vrare…Po jam une qe kam bash stergjyshin, gjyshin e te tjere te familjes te vrare per lirine e Shqiperise, por nuk me ke degjuar ndonjehere te marr flamurin e tyre per betejat e mija. Suksesi im sot eshte çfare bej une sot për Shqiperine, jo çkane bere te paret e mij.
-Dhe e fundit, në baze te Kanunores se 1926, deget e krijuara në mes dy kuvendeve nuk kane te drejte delegati. Kjo eshte bere nga korifejt e Vatres per te shmangur konfliktin e interesit dhe manipulimet nga kryetari i Vatres. Mbaj mend ne nje koment kam pas shkruar se dega Miami u krijua nga kryetari i Vatres per te pasur nje delegat me shume ne rizgjedhjen e tij. Marifete keto te hershme. Ti nuk ke qene ne Kuvend, por ka qene nje debat edhe per delegatin e deges tuaj, si i jashteligjshem, Une jam ngritur dhe e kam kundershtuar aq shume, edhe sot delegatja juaj s’do te me shohe me sy hahah. Kuvendi pati konsensus qe te pranohen, prandaj ajo mori pjese në votime, jo se ishte nje gabim i Ervinit. E shikon, edhe ti flet me hamendje, por askush nuk po te çon ne gjyq.
Por, nese neser ka nje proces gjyqesor per Kuvendin e 2022, gjykata nuk jua njeh dekegatin tuaj dhe te dy degeve te tjera, duke perfshi te dhe degen e Kanadase. Une kam marre keshille ligjore per kete.
Te lutem e dashur Iris, eshte e drejta jote te bllokosh ke te duash, por per korrektese, nese kerkon debat me mua ketu, hiqe bllokimin qe te mund ti shoh komentet e tua, kjo eshte nje e kerkese elementare dhe pike kryesore e etikes se komunikimit. Nuk mund te rri gjithe diten duke pyetur miqte se çfare ka shkruar Irisi. Te pershendes!