Gazeta Dielli ka botuar lajmin e rremë në lidhje me takimin që do të mbahet nesër më 9 dhjetor në selinë e Vatrës ku janë thirrur që të marrin pjesë të gjithë Vatranët pa dallim.
Takimi do të mbahet nesër më 9 Dhjetor në orën 1:00 pm.
Vatranët kanë më tepër se një vit që i bëjnë thirrje kryetarit të mbledhi anëtarësinë sepse nuk ka legjitimitet, pasi forumet votohen nuk emërohen sikur vepron ai.
Vatra nuk është e kryetarit ilegjitim as e kryeredaktorit të emëruar po prej tij, por e Vatranëve!
Edhe Dielli është i Faik Konicës, Fan Noli, Kristo Floqit, Kristo Dakos, Bahri Omarit, Nelo Drizarit, Xhevat Kallajaxhiut, Arshi Pipës etj dhe trashëgimtarëve legjitimë të tyre, dmth Vatranëve që e duan Vatrën dhe jo atyre që po e shkallmojnë.
Janë Vatranët që vendosin!
Më poshtë po sjellim lajmin e rremë, fake botuar nga Dielli.
Njoftim për mediat, publikun dhe anëtarët e VATRËS: Nuk ka takim nesër te Vatra