Vatra si majmunët e kafazit! – Ata rrinë kokulur në kafaz për të pritur tutorin e radhës.
Që Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra është katandisur si mos më keq kjo nuk përbën më lajm.
Është një grup njerzish që kanë zabtuar selinë e saj dhe nuk e pranojnë të diskutojnë për asnjë gjë.
Sot ne kemi një editor gazete që bllokon antaret e Vatrës të bëjnë komente apo debate ne faqen e gazetes dielli. Pavarsisht se editori i gazetës paguhet nga tarifa që antaret e Vatrës paguajne.
Kryetari i Vatrës, nen/kryetri i saj, editori, arketari dhe disa të tjerë aty ngjajnë si “majmunet në kafaz”. Historia e majmunëve është shumë interesante:
Historia është kështu:
“Një grup shkencëtarësh, morën pesë majmunë dhe i futën në një kafaz. Brenda kafazit, vendosën një palë shkallë dhe mbi to pesë banane. Sigurisht që majmunëve u shkoi goja lëng me të parë bananet, prandaj u turrën me vrap për ti marrë. Por, shkencëtarët i lagën me ujë të ftohtë akull. Sa herë që ndonjë majmun turrej drejt shkallës për të marrë bananet, zorra me ujë të ftohte e detyronte të kthehej mbrapsht. Pas disa ditësh, asnjërit nga majmunët nuk ia mbante të ngjitej në shkallë për të marrë bananet, edhe pse tundimi ishte shumë i madh teksa i shihnin mbi shkallë. Edhe kur ndonjëri se mbante dot veten, majmunët e tjerë e zhdëpnin në dru, pasi e dinin se do të lageshin me ujë të ftohtë. Ditët kalonin dhe asnjë majmun nuk guxonte as ti afrohej shkallës.
Shkencëtarët vendosën që njërin nga pesë majmunët ta ndërrojnë me një majmun të ri. Me të hyrë brenda në kafaz, miku i ri u turr drejt shkallëve për të marrë bananet, por katër majmunët e tjerë iu hodhën sipër dhe e detyruan të kthehej mbrapsht. Sa herë që orvatej të ngjisë shkallët, majmunët e tjerë e rrihnin derisa dhe majmuni i ri iu nënshtrua ligjit, bananet nuk duhej të prekeshin.
Pas disa ditësh, shkencëtarët hoqën një majmun tjetër të vjetër dhe futën një majmun të ri dhe i njëjti reagim u përsërit nga katër majmunët e tjerë. Këtë herë, edhe majmuni i ri i pari, mori pjesë në konfrontimin fizik për ta ndaluar mikun më të ri tu ngjitet shkallëve. Ai e qëllonte majmunin më të ri, edhe pse nuk e dinte shkakun përse nuk duhet të ngjitej në shkallë.
Kështu vazhduan derisa i ndryshuan të gjithë majmunët e vjetër me majmunë të rinj. Tashmë, në kafaz ishin pesë majmunë të rinj të cilët asnjëherë nuk ishin lagur me ujë të ftohtë teksa orvateshin të ngjisin shkallët për të marrë bananet. Megjithatë, ata e rrihnin çdokënd prej tyre që nisej drejt bananeve.
Nëse do të ishte e mundur ti pyesnim se përse e rrihni majmunin që orvatet të ngjisë shkallët, padyshim do të përgjigjeshin: Nuk e dimë. Thjesht kemi parë të parët tanë që silleshin kështu”
Kështu është situata sot në Vatër, “5 majmunë” që zhdëpen në dru nga pjellat e komunizmit “PS-PD-LSI”, zhdëpin në dru ata që kanë pranuar të nënshtrohen pa e ditur pse. Asnje nga ata që sot kanë zbatuar selinë e Vatrës nuk e kanë në dorë lirnë e tyre.
Ata rrinë kokulur në kafaz për të pritur tutorin e radhës.
(Marrë nga faqja në rrjetin social e Degës së Vatres në Mannhatan)