VATRA, PROTESTË PARA AMBASADËS FRANCEZE NE WASHINGTON
January 7, 2017 by Leave a Comment
Protesta organizohet ditën e Hënë, ora 11.00 AM, para Ambasadës Franceze, në adresën: 4101 Reservoir Rd- Washington, DC 20007./
Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”, Dr. Gjon Bucaj, njofton vatranët dhe u bën thirrje të gjithë shqiptarëve, se të Hënën me 9 Janar 2017, do të organizohet një protestë paqsore në Washngton, prandaj janë të lutur që kushdo që ka mundësi të marrë pjesë, të udhëtojë drejt Washingtonit. Sa më shumë pjesmarrës, aq më shumë efekt ka protesta. Arrestimi i Kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj, Ish Kryeministrit të Kosovës, ish Komandantit të UCK-së, që e ka provuar dy herë pafajësinë e tij në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për akuza të pabaza të Serbisë, Është arbitrar dhe përbën precedent ndërshtetëror, diplomatik. Vatra gjykon se Serbia po përpiqet që të errësojë imazhin e Kosovës dhe ish luftëtarëve të saj të Lirisë dhe tenton që të barazojë xhelatin(Serbinë) me viktimën(Kosovën). Qeveria franceze në mënyrë arbitrare e ndaloi Ramush Haradinaj me një urdhër absurd të Serbisë. Edhe pse Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ajo e trajtoi Haradinajn jo si qytetar të një shteti të pavarur. Ky është një veprim arbitrar, dhe përbën provokim për Pavarësinë e Kosovës, një veprim që haptazi minon dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësinë e Brukselit. Franca i ka shkelë të gjitha të drejtat e një qytetari të pafajshëm, qytetari të një shteti të pavarur, I pafajshëm me vendime të Drejtësisë ndërkombëtare , duke zbatuar fletë-arreste të dalë kohe të Beogradit. Është kjo arsyeja që Vatra e ka vendosur ta bëjë Protestën para Ambasadës Franceze dhe jo para ndonjë Ambasade tjetër.
Protesta organizohet ditën e Hënë, ora 11.00 AM, para Ambasadës Franceze, në adresën: 4101 Reservoir Rd
Washington, DC 20007.
VATRA E KA NXJERRË LEJEN E PROTESTËS TEK AUTORITET E WASHINGTONIT.
BASHKËATDHETARË, KUJTONI PROTESTAT E ZHVILLUARA NDER VITE NGA SHQIPTARËT E AMERIKËS PËR LIRINË E KOSOVËS DHE KONTRIBUONI QË EDHE KJO E SË HËNËS TË NA DALË ME SUKSES! SHPENZOJENI NJË DITË PËR KOMANDANTIN DHE LUFTËTARIN E LIRISË, PËR KOSOVËN DHE DINJITETIN E SAJ, PËR PAVARËSINË E RREZIKUAR.
Komentet