Nuk është më ajo që ka qenë Federata Panshqiptare Vatra themeluar nga Etërit e Kombit 110 vjet më parë në zemrën e Amerikës.
Vatranë me veprimtari mbi gjysmë shekullore, por edhe të ardhur prej fillimit të viteve ’90, direkt nga internimet, trashëgimtarë të familjeve nacionaliste shqiptare të persekutuara gjatë diktaturës komuniste, kanë kohë që mendojnë se lidërshipi i Vatrës është i kapur nga ish Sigurimi i Shtetit, segmentet ish komunistëve dhe qeverisja e Edi Ramës.
Përpara dy ditësh një nga figurat më të respektuara të Vatrës Z.Lek Mirakaj, anëtar i Kryesisë nga familja e nderuar Mirakaj me rreth 1000 vite dënime, burgje, vrasje dhe internime dërgoi një shkrim tek Dielli që u censuruar dhe nuk u botua ku parashtronte manipulim dhe shkelje të Kanunores gjatë Kuvendit të shkurtit të këtij viti dhe po ashtu i kërkonte kryetarit të reagonte pas sulmit kundër Ervin Dines, një personalitet i komunitetit shqiptaro-amerikan nga gjenerata e re që cili u sulmua nga nënkryetari Alfons Grishaj.
Edhe dega e Vatrës në Manhatten kërkoi reagimin e Elmi Berishës.
Po kështu disa ditë më parë një tjetër figurë që identifikohet me Vatrën, Z.Sergio Bitiçi reagoi me një shkrim që po ashtu nuk u botua dhe u censurua tek Dielli duke shprehur indinjatën e tij ndaj katandisjes të Vatrës sot.
Duhet nënvizuar se të gjitha opinionet e Vatranëve ku shprehin qendrimet e tyre rreth situatës apo në mbështetje të reformimit të PD në Shqipëri nuk botohen tek Dielli, pra Dielli censurohet me dorë të hekurt duke shkelur Kushtetutën Amerikane.
Dega e Vatrës në Vatra Manhattan Branch ka reaguar rishtas me një status të shkurtër ku shkruan:
“Dega Vatra Manhattan deklaron hapur se DJE dhe SOT VATRA u kap nga ish sigurimi i shtetit shqiptar dhe komunistët me qendër në Michigan.”
Me rastin e 110 vjetorit, Presidenti i Republikës me kërkesë të Elmi Berishës dekoroi një ish Sigurims.
PSE HESHT GAZETA “DIELLI”? – Nga Pjetër Jaku, Detroit
“VATËR APO WATER” Nga Lek MIRAKAJ
Vatra Manhattan Branch dënon sulmin kundër Ervin Dines nga Alfons Grishaj – kërkon shkarkimin e tij!
Nga Sergio Bitiçi: Ju XHUXHMAXHUXHËT e Vatrës së sotme – E sollet Edi Ramen me na uzurpue Vatrën dhe Diellin !
KRIZA E LIDERSHIPIT NË VATER Nga Valentin Lumaj
(Video) Turp Vatra qe mashtron Presidentin për dekorimin e ish Sigurimsit Gani Vila !
Lek Mirakaj: Si anëtar i Këshillit Kombëtar të Vatrës nuk jam vënë në djeni për z.Demiraj, kam propozuar z.Visar Zhiti!
Komentet