3 Gusht 2023
DREJTUESIT E VATRËS, KANË NDËRRUAR ÇELËSAT DHE BRAVAT E SHTËPISË SË VATRËS, PËR TË MOS LEJUAR VATRANËT TË MBLIDHEN NË SHTËPINË E TYRE.
Në shtëpinë e Vatrës, bëhen promovime librash, pritje personalitetesh, ftohen persona publikë dhe politikë të shumtë, por vetëm për vatranët ajo shtëpi nuk ka vend. Ka katër vjet që në shtëpinë e Vatrës në New York, nuk ka pasur asnjë mbledhje të Kryesisë apo të Këshillit të Vatrës. Kryesia dhe “kukulla” në krye të Këshillit, mbledhjet i bëjnë në restorante, piceri në shtete të ndryshme, por jo në shtëpinë e Vatrës, aty ku merr kuptim të plotë VATRA. Kjo për një arsye të vetme, drejtuesit e Vatrës kanë një fobi të tmerrshme që të takohen dhe të ballafaqohen me vatranët. Kjo fobi e tyre merr shpjegim në shkeljet, manipulimet dhe hiletë që këta drejtues ju kanë bërë vatranëve në tre-katër vitet e fundit.
Para pak ditësh qe folur për një vetë-organizim dhe mbledhje të gjerë të një mase të madhe të vatranëve në shtëpinë e Vatrës. Sqaroj se nuk ka asnjë luftë për karrige, asnjë vatran nuk ka kërkuar poste apo offiqe, thjesht vatranët kërkojnë zbatim të kushtetutës së Vatrës dhe transparencë. Kryetari i Vatrës, i cili operon pa mandat, me gjasa mori vesh për këtë mbledhje dhe ka ndërruar çelësat dhe bravat e derës së Vatrës, si akt i dëshpërimit apo shkëlmoqjes së ndërgjegjes dhe kodit etik të një drejtuesi.
Po ashtu dhe për dijeninë e publikut, ditët e fundit avokati i kryetarit të Vatrës ka dërguar disa vatranëve letra kërcënuese për gjyqe për dëmshpërblime disa-milionëshe për prishje të figurës së Vatrës. Them avokati i kryetarit, sepse ky avokat në dijeninë time nuk nuk ka pasur ndonjë autorizim nga Kryesia apo Këshilli i Vatrës.
Sot nuk egziston as edhe një vatran apo dëshmitar që të më bind mua, Vatrën apo publikun se kryetari i Vatrës ka fituar votat e nevojshme për një mandat 4-vjeçar. Egzistojnë faktet dhe evidencat se vatranët nuk e miratuan një mandat të tillë për kryetarin e Vatrës. Atëherë i bie që votat e delegatëve janë vjedhur apo tjetërsuar.
Si rrjedhoje, kryetari i Vatrës po drejton pa mandat, Kryesisa po ashtu, një Këshill i shpallur dhe jo i zgjedhur nga Kuvendi, një kryetar Këshilli i komanduar dhe jo i zgjedhur nga Këshilli konform statutit. Prandaj, sot Vatra nuk ka asnjë “legal ground” as për të shkuar në një gjyq, as për të nënshkruar memorandume e as për takime në Departamentin e Shtetit.
Po ashtu, kryetari dhe nënkryetari, ditët e fundit kanë filluar një ofensivë anti-vatrane me përjashtime nga Vatra dhe nga Kryesia e Vatrës të figurave të pastra, vatranë që nuk mendojnë si ata, të njohur si qëndrestarë, të ndershëm, idealistë, antikomunistë dhe nacionalistë, që rrjedhin nga familje të nderuara dhe të përsekutuara nga rregjimi komunist, intelektualë që zotërojnë tituj shkencorë. Ky revansh tregon nervozin dhe frigën që i ka kapur drejtuesit e jashtëligjshëm që kanë uzurpuar Vatrën, të cilët kanë mbetur vetëm një grusht njerëzish aventurierë dhe të pashkollë.
Gjatë këtyre 12 viteve në Vatër unë kam fituar mendimin se nënkryetari është vetëm një fantomë e djallit me kollare në Vatër, që e ndërton jetën në vetmi, një figurë e dyshimtë publike që kurrë në jetën e tij nuk është zgjedhur me vote por i ka uzurpuar pozitat, me ndjekës të pakët dhe pa tru, që as japin e as i kuptojnë idete, një njeri toksik që nuk arriti kurrë të bëhet lider por mbeti vetëm një narc, një gogol surreal, një karakter shtesë për të na ndihmuar ne të dallojmë diferencën me të keqen dhe per t’ja ditur vlerën të mirës, të bukurës, të vertetës kur ato mungojnë. Karizma tij merr kuptim vetëm brenda rrethit të një bande, me “togerë” në pikat kyçe të Vatrës dhe dy-tre “ushtarë” të emëruar “kryetarë degësh”, të cilët nuk bëjnë kurrë as mbledhje e as zgjedhje, që paguajnë anëtrësi fiktive nga xhepat e tyre vetëm për të qenë “kryetarë”.
Ndërsa për kryetarin kam mendimin se është një gënjeshtar, njeri që nuk demonstron integritet, pa kurajo, që i menjanohet sfidave dhe që fshihet të vërtetave, që ka frigë nga ballafaqimet, që nuk ka e as nuk respekton asnjë kod etik të lidershipit, një falsifikator dhe bosh nga koka, kjo në kuptimin e intelektit dhe jo të tulit.
Se kryetari i Vatrës është gënjeshtar, po ju sjell vetëm një shembull nga Vatra: Kryetari i pati premtuar dy vatranëve veteranë të nderuar, njërit vjet në shtator dhe tjetrit në pranverë sivjet, se do te thërrasë një Kuvend të jashtëzakonshëm apo një mbjedhje të gjerë për të sheshuar problemet në Vatër. Çfarë ka ndodhur është: “fjalët e mira dhe gurët në strajcë”, asgjë absolutisht, vetëm premtimë boshe, njësoj si ato premtimet $300 milionëshe për Klinën, apo oferta $800 milionëshe për Kosovën, që ai kurrë nuk i realizoi. Historia njerëzore akoma nuk ka nxjerrë një gënjeshtar me një fund të suksesshëm, edhe nëse bëhen dy bashkë. Prandaj fundi i tij do të jetë më i këq se një rënje nga maja e Gjeravicës.
Mendimin se kryetari i Vatrës është falsifikator, këtë e kam fituar vetë në mardhëniet e para që kam pasur me të këtu në Vatër. Po ndaj me ju një ngjarje të vërtetë: fill mbasi Kuvendit të Vatrës në Janar 2020, një vatran i nderuar, ndër të vjetrit, më shkruan se ishte në traditën e Vatrës që Kryetari i Kuvendit t’i shkruajë një letër Shtëpisë së Bardhë, dhe ta njoftojë për vendimet e Kuvendit dhe Kryetarin e zgjedhur. Unë, si kryetar i Kuvendit ne atë kohë, me shpejtësi e pregatita një letër të mirë njoftuese, dhe për respekt dhe kolegjialitet, ia nisa me email kryetarit të sapozgjedhur dhe e pyeta nëse kishte ndonje pyetje apo sugjerim. Prita një javë, dy javë, I shkrova prapë, asnjë përgjigje. Pyeta një nga nënkryetarët e at’hershëm nëse kishte ndonjë informacion. Më tha se letra ishte nisur. Kujt i thashë? Presidentit pra, më tha. Kur, si, e pyeta. Ka një javë më tha, kryetari ka hequr emrin tënd the të kryesisë së Kuvendit nga letra dhe ka vënë emrin e tij. WOW thashë me vete. Si mund t’a bëjë kryetari këtë?! Kjo ishte “my first bad impression” apo shock-u i pare negativ që mora nga kryetari.
Logjika të çon të mendosh që ky njeri kur bën këtë falsifikim, bën edhe të tjera. Mbase këtu marrin shpjegim edhe dyshimet ndaj tij për diplomë të fabrikuar nga Madison University apo deklarimet zyrtare të tre universiteteve amerikane, të cilat mohojnë zyrtarisht se ai nuk ka studiuar atje.
Vatra po drejtohet nga dy persona pa konfidence dhe besim në veten e tyre e as tek bashkëpunëtorët, që në vend të lidershipit shfaqin arrogance, që nuk i afrojnë njerëzit e aftë por i zevendësojnë apo i përjashtojnë, që kanë probleme të etikës së komunikimit, mungesë aftësie në zgjidhjen e problemeve, të parët për të akuzuar të tjerët dhe të fundit për të marrë përgjegjesitë, që kanë rënë paq me status quo-në egzistuese apo nivelin më të ulët të përformancës së Vatrës që nga themelimi. Këta drejtues nuk japin informacione, nuk kthejnë përgjigje, marrin vendime të fshehta dhe pa kolegjialitet, nuk ndertojnë ura dhe aleanca në mes vatranëve, të pa-afte të pranojnë kriticizëm, pyetjet e vatranëve apo kerkesën e llogarisë, këshillat apo mendimet ndryshe të vatranëve i shohin si sulme armiqsh.
Kjo situatë e mungesës totale të lidershipit ka çuar në tulatjen e intelektualëve brenda Vatrës dhe largimin apo refuzimin e inteligjencës shqiptaro-amerikane për t’u përfshirë në Vatër.
Jashtë Vatrës, në publik sot dëgjojmë thënie që nuk i kemi dëgjuar më parë, si: “rrini larg Vatrës, është e kapur nga sigurimi i shtetit, “Vatra është çerdhe spijunësh dhe komunistësh” “celulë e UDB-së”, “Kryetari i Vatrës është lopçar i pashkollë”, “nënkryetari është hajdut pulash”, “arkëtari i Vatrës është bolshevik”, “nuk ka Vatër më, Vatra ka mbaruar”, “gazeta Dielli boton shkrime hajvaneske”, “Editori i Diellit është agjent i SHISH-it…i shërben Mero Bazes”, “Vatra është shëndërruar në biznes të përfitime personale, me pirje dhe ngrënje, madje edhe të njëri-tjetrit”, “Biblioteka e Vatrës është fytyra e Vatrës… poshtë e mbushur me rrëmujë, pluhur e çorodi…lart me grindje, përjashtime e intriga”, “Vatra i shërben politikave të mbrapshta në Shqipëri”, “Vatra është kapur nga lobi grek”, “Marrëveshje të fshehta të Elmi Berishës me segmenta të errëta të lobit greko-amerikan”, “Vatrën e ka kapur Rama”, “Vatrën e ka kapur Berisha… Meta…Lul Brava” e të tjera si këto. Asnjë nga këto nuk ka ardhur për shkakun tim as të anëtarëve të ndershëm të Vatrës. “Peshku qelbet nga koka”, thotë një fjalë, pra nga kryetari, nënkryetari dhe arkëtari, tre kllounët, për të cilët shkruajmë shpesh dhe qeshim edhe më shpesh. Një shprehje amerikane thotë “kur heronjtë ikin nga skena, në skenë futen kllounët”. Ja kjo ka ndodhur në Vatër.
Nga nana tjetër, brenda në Vatër, mblidhen pirg veprat hajvaneske të lidershipit të Vatrës, qysh nga shkeljet pa fund Kanunore, aktet autoritare, vjedhja e votave të delegatëve, falsifikimi i Kanunores, mungesa e nje Satuti ligjor publik valid, përjashtimet nga Kryesia, Këshilli dhe Vatra të vatranëve të ndershëm, të persekutuar dhe të djathtë, kërcënimet me gjyqe ndaj vatranëve, gjendja e mjeruar në bibliotekën e Vatrës, mbyllja e dyerve dhe ndërrimi i bravës dhe çelësit të shtëpisë së Vatrës e te tjera. Këto janë aktet që po bëjnë çdo ditë dhe më shumë “ridikulizimin” e Vatrës në publik, siç pati thënë Adi Krasta.
Atëherë më thoni ju lutem kush po ja dëmton imazhin Vatrës, anëtarët apo drejtuesit e saj?!!!
Në mbrojtje të Vatrës, së bashku dhe veçmas, kanë dalë një numër i madh vatranësh dhe është krijuar një frymë (jo fraksion) për ta kthyer Vatrën në binarë dhe identitet. Është koha për ndryshim, ndryshim për mirë. Ne që kemi dalë në mbrojtje të Vatrës e duam Vatrën në mënyrën tonë, si një formacion të lirë njerëzish dhe demokratik. Edhe kryetari dhe nënkryetari sigurisht që e duan Vatrën në mënyren e vet, qoftë edhe për veten e tyre, dhe bravo ju qoftë që punojnë për të arritur synimet e tyre.
Vërejtjen e kam për disa disa vatranë në Këshill dhe Kryesi që rrinë indiferentë. Por edhe ndaj publikut të gjerë shqiptaro-amerikan, mediave që heshtin ndaj kësaj shuarje të Vatrës. Do të thoja se ata mbase nuk e duan Vatrën. E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, por është indeferentizmi. Vatra dëmtohet më shume jo nga keqbërësit, por nga ata që rrinë, shikojnë, dhe nuk bëjnë asgjë. Ju bëj thirrje, që nëse vërtetë e doni Vatrën duhet të veproni. Ju jeni individë, grupe shoqërore apo media me mundësi dhe energji kolosale, keni njohuri, diploma dhe grada nga ato të vërtetat, keni përvoja të jashtëzakonshme nga një vend ku ju mohuan liritë dhe të drejtat, shumë prej jush përjetuat përsekutimin komunist dhe mbijetuat. Ju, njerëzit e dijes, eksperiencave dhe të antikomunizmit duhet të dilni në rradhët e para për ti ruajtur Vatrës dhe Diellit dinjitetin, qëllimin, fokusin dhe substancën. Thirrja ime është:
VATRA KA NEVOJË PËR JU. MBROJENI VATRËN.
Ju vatranët e vërtetë, që jeni shumica, jo sigurimsa, jo SHISH-ista, jo UDB-asha, grekofilë apo serbofilë, por Konicianë dhe Nolianë, ju duhet të merrni timonin dhe fatet e Vatrës dhe Diellit në dorë. Ju i keni të gjitha mundësitë dhe duhet që të keni edhe kurajon që të “kapni për veshi” apo edhe “për zhelesh” dhe ti flakni jashtë keqbërësit, gënjeshtarët dhe falsifikatorët që po e shkatërrojnë Vatrën pak e nga pak.
Si përfundim, nëse më lejohet edhe në emër të të gjithë vatranëve që kanë dalë përballë në mbrojtje të Vatrës, një gjë po ua them dyshes klloun-ore publikisht, mbyllni dyert e Vatrës dhe ndërroni çelësa e brava sa të doni, bëni përjashtime imagjinare sa të doni, hallakatuni sa të doni në dyer avoketësh dhe gjykatash, paguani pare për banditë e kriminelë sa të doni, shpinën nuk keni per të na e parë kurrë. Do t’ju ndjekim nga mbrapa me “Shkop të ShënKollit” në dorë, derisa ju “të hiqni duart nga fyti” i Vatrës dhe Vatra të marrë frymë lirshëm.